Protesta e Partisë së Lirisë, FNSH blindon ambientet e Inceneratorit të Tiranës

0

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në ambientet e Inceneratorit të Tiranës në prag të nisjes së protestës së thirrur pasditen e sotme nga Partia e Lirisë.

Deputeti i PL, Endrit Braimllari ka deklaruar për News 24 se protesta do të jetë paqësore ndërsa nënvizoi se do të ketë një pjesëmarrje masive të qytetarëve.

“Protesta është paqësore. Nuk kemi ndërmend të bëjmë protestë të dhunshme. Shtimi i forcave të policisë tregon forcën e regjimit. Rama edhe vjedhjet e tij synon t’i mbrojë me FNSH. Besoj se pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme. Sot është thirrur në këtë ambient te vend ii krimit”, u shpreh ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu