Protestë e dhunshme? Këlliçi u përgjigjet ambasadorëve: Shikoni ç’ndodhi në Bruksel

0

Selitë kryesore diplomatike reaguan paditen e kësaj të premteje duke dënuar me nota dramatike “dhunën” në protestën para bashkisë së Tiranës. Të alarmuara ambasadat e SHBA, BE, Britanisë së Madhe, Italisë, OSBE-së bënë e quajtën të papranueshme atë që ndodhi në protestë edhe pse në fakt askush nuk u lëndua.

Një përgjigje interesante u ka dhënë këtyre reagimeve ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi. Në një postim në rrjetet sociale ai ka pasqyruar atë që ndodhi 2 muaj më parë në Bruksel në një protestë para zyrave të BE-së.

“Një përshëndetje për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo janë dhe partnerët ndërkombëtarë, me foto nga protesta e fermerëve e zhvilluar vetëm 2 muaj më parë, më 26 shkurt 2024, në Bruksel, ngjitur me zyrat qëndrore të Bashkimit Evropian.

Të gjithë ndërkombëtarët e veçanërisht evropianët, duhet të pranojnë në Shqipëri të njëjtin standard që pranojnë për vendet e tyre 🇦🇱🇪🇺. Ne NUK jemi dhe NUK mund të trajtohemi si një vend i botës së tretë!” – shkroi Këlliçi në Facebook.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu