PS dhe opozita votojnë rritjen pagave për administratën e deputetët, Agron Shehaj kundër

0

Komisioni i Ekonomisë ka votuar ditën e sotme projektligjin e qeverisë për rritjen e pagave të të gjithë administratës shtetërore. Projektligji u miratua edhe me votat e opozitës, ndërkohë i vetmi i cili votoi kundër ishte deputeti demokrat Agron Shehaj.

Edhe pse drafti i qeverisë parashikonte që paga e deputetëve dhe ministrave të mos prekej, Komisioni propozoi që edhe ata të jenë përfitues, në zbatim të plotë të hierarkisë së pagave.

Në fillim të seancës, deputeti Agron Shehaj u shpreh se nuk është normale që drejtorët të kenë pagë më të larta se deputetët.

“Ju po thoni që rrogat e deputetëve dhe ministrave janë më pak të rëndësishme sesa rrogat e punonjësve të tjerë të administratës. Ju duket normale që drejtorët që u shoqërojnë sot e kanë rrogën më të lartë se?”, tha Shehaj.

Ndërkohë ligji do të kalojë në seancën e kësaj të enjte, për miratim në Kuvend. Kryeministri Edi Rama konfirmoi ditën e djeshme gjatë takimit në Bulqizë, se ligji për rritjen e rrogave do të kalojë këtë të enjte për miratim në kuvend.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu