Shkruan Zef Ndreka
Me kalimin e ditëve e muajve, fallsiteti i Berishës për të krijuar një lëvizje siç e trumbetonte në çdo foltore , dështoi.
Ai, mashtroi elektoratin blu, duke shfrytëzuar dy humbje radhazi të PD-se, kur si asnjëherë më parë, socialistët po gëzojnë mandatin e tretë dhe mbase të sigurtë për mandatin e katërt!
Janë analizuar shumë herë përpjekjet e tij dhe të mbështetësve të tij të korruptuar.
Por ku arriti Berisha me lëvizjen e tij?
Me shpalljen non grata familjarisht, Berisha luftoi me Amerikën me një mëndjelehtësi adoleshenti, të pa parë e dëgjuar.
Mbase është ushqyer me mendimin se Amerika do të ndryshonte mendim dhe qëndrim për të, pasi ai të “arrinte” pushtimin dhe “rimarrjen” e PD-së.
Pikërisht, për këtë u investua shumë fort, u investuan mediat , oligarkët, gjykatësit e korruptuar, ish qeveritarë e ish drejtorë, ish polic e doganier, kriminelë e hajdutë, të gjithë së bashku për të siguruar kështjellën private të familjes Berisha. Me pas të merrnin beneficet për kontributin e dhënë.
Bashkë me këto, me keqardhje konstatohet edhe përkrahja nga një pjesë e PD-së, të mashtruar e të gënjyer, të paguar e të fantaksur që lodhën kot.
Pse lodhën pra përkrahësit e Berishës?!
Siç e thamë më lartë , nga kategoritë e mbështetësve të Berishës, unë nuk bëj me faj, vetëm ato që kanë përfituar në vite, që kanë vjedhur e janë bërë milionerë me korrupsion në kurriz të popullit , dhe prej tyre, humbëm zgjedhjet në 2013 me një milion vota kundër!
Më vjen keq për të gënjyerit e të mashtruarit , popull të thjeshtë, që për Berishën brohorasin në jerm, si dikur për Enverin.
Dikush po qartësohet, se Berisha ka rënë në qerthullin e gënjeshtrave e shpifjeve të tij.
Disa vullnetarë të Berishësi adhurojnë gënjeshtrat primitive të tij. Adhurojnë atë edhe kur ulëret e çjerr zërin si një i marrë i pavionit të çmëndisë.
Akuza e SHA-së për Berishën e ka acaruar me tej atë, e ka egërsuar. I ka prekur delirin e madhështisë dhe ndjehet i përsekutuar. Këto i kanë dhënë çrregullime të rënda Berishës. Ai ndjehet i trembur , i terrorizuar. E ka pushtuar frika.
Frika e përsekucionit e shoqëruar me delirin e madhështisë!
Berisha vetë ndjehet madhështor, dhe më këtë mundohet të kompensojë frikën, t’a zbusë atë , t’a bëjë trimosh!
Po ku ka trimosha me Amerikën?!
Pra, pyetjes përse lodhën përkrahësit e Berishës , e gjejne përgjigjën këtu.
Çështja e Berishës dhe e korrupsionit do të shkojë deri në fund. Trekëndeshi shqiptarë, Berisha dhe dy këndet tjera, Rama e Meta, janë epiqendra e korrupsionit shtetëror në Shqipëri dhe e minimit të sistemit të drejtësisë.
Berisha dhe Meta, kanë folur shumë për revolucion. Duket si imazh se kanë grumbulluar rreth vetës disa të korruptuar e vullnetar të gënjyer.
Por shikojeni, Berisha nuk e ka mendjen tek protestat, tek rritja e çmimeve të produktive të shportës, të naftës e gazit.
Mendja e tij ka fluturuar dhe vëzhgon vetëm çfar thotë USA.
Por Amerika e ka flakur përfundimisht Berishën, si një politikan dështak, të asgjësuar së bashku me përkrahësit e tij të korruptuar.
Vëndimi i DASH-it dhënë Berishës për motivet që dihen, nxorri në dritë petat e lakrorit, ku Shqipëria në çdo gjë ka qënë për 30 vite thelbi i orientalizmit otoman që duhet shkulur nga trungu i saj. Duhet pastruar Shqipëria nga trëkëndëshi që e përfaqëson këtë orientalizëm mesjetar.
Promoted Content