Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet për më shumë se dy orë nga SPAK për dosjen e “21 Janarit”.
Pas daljes nga SPAK, në një deklaratë për mediat, Berisha u pyet nga gazetarët edhe për një çështje që ende nuk ka marrë shpjegim, “pse shefi i Gardës, Ndrea Prendi u shfaq me sy të nxirë një ditë pas 21 Janarit”.
Pyetje: Shefi i gardës, Ndrea Prendi u shfaq në publik me sy të nxirë, pse?
Berisha: Çfarë ka ndodhur e shpjegon vetë secili. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim ai ka bërë të pamundur për të bërë detyrën ligjore.
Në deklaratën e tij për mediat jashtë SPAK, Berisha është shfaqur mjaft i nervozuar teksa ka vijuar me akuzat e tij ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.








