Pse u krye aksioni pas zgjedhjeve? Dumani belbëzon para gazetarëve: Datën e vendosëm me…

0

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me zgjedhjet. Edhe pse në konferencë u theksua se iniciues të këtij aksioni janë italianët dhe jo SPAK, kreu prokurorisë, Altin Dumani duket se është kapur gafil nga pyetja e bërë nga gazetarët se, pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve.

Dumani ka belbëzuar duke thënë se u dakordësuam me italianët për datën, por pa mundur të bindë se qëllimi ka qenë që këto grupe të përdoreshin nga Rama në zgjedhje. Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë kur SPAK pret që krimini organizuar mbledh votat për Ramën dhe më pas bën aksione, që në gjithë rastet për çudi krerët e grupeve zhduken si me magji.

“Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne veprojmë si skuadër edhe datën e dakordësojmë së bashku. Kushtëzohemi nga njëri tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe përgatitjen për ekzekutim të masave të sigurimit.

Është një operacion ndërkombëtar, nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, ku edhe tani që po flasim po bëhen përpjekje për të lokalizuar dhe kapur anëtarë të grupit.

Kështu që ajo që është e sigurt është një datë e dakordësuar me policinë italiane dhe Eurojust”, tha Dumani.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu