Pushime, femra dhe lojëra në PlayStation, zbulohet jeta në arrati e bosit të Cosa Nostra! Denaro në “selfie” me doktorin dhe pacientët

0

Matteo Mesina Denaro, i konsideruar si bosi më i madh i mafias italiane prej 30 vitesh në arrati, u arrestua ditën e djeshme, por shumë italianë pyesin: pse pikërisht tani?

Si ka mundësi që bosi i Cosa Nostra, i akuzuar për dhjetra krime makabre jetoi për 30 vite në zemër të Italisë duke mos lënë asnjë gjurmë te autoritetet? Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga jeta e “Diabolikut”, një prej njerëzve më të besuar të Salvatore Riina-s.

Andrea Bonafede, ky ishte identiteti i vjedhur i Matteo Mesina Denaro, kartën e identitetit me këtë emër ai e kishte harruar në një sirtar kohët e fundit, çka çoi edhe në gjurmimin e tij.

Por mesa duket vitet e fundit, Denaro ka qenë më i shkujdesur. Teksa u diagnostikua me kancer në prostatë ai nisi kurimin në një klinikë private. Aty takohej me pacientë të tjerë, bisedonte me ta, madje bënte edhe “selfie” me doktorët.

Jeta e tij ishte kufizuar brenda trekëndëshit Selinunte, Campobello di Mazara dhe Tre Fontane. Ai preferonte të kalonte pushimet në këto zona, pëlqente femrat dhe video-lojërat. Denaro mund të kalonte orë të tëra duke luajtur me një PlayStation të lidhur me internetin.

Kjo jetë e shkujdesur e Denaros, i cili madje së fundmi kishte shkëmbyer numrin e telefonit me disa pacientë me të cilët kurohej në klinikë, kanë bërë italianët të mendojnë se ai thjesht ishte i lodhur nga jeta në arrati.

Kanceri nuk ishte sëmundja e tij e parë e rëndë. Ai ishte pajisur me një aparat dialize portativ. Një pajisje shumë e shtrenjtë dhe që rrallë herë ndodh që të blihet nga një person. Këtë pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë e prodhojnë vetëm 2 kompani në të gjithë botën.

Sigurisht arrestimit i tij është një arritje e madhe për ligjzbatuesit italianë, policinë dhe prokurorinë. Megjithatë duket se shumë pyetje do të mbeten pa përgjigje.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu