Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një deklarate për mediat ka thumbuar liderët e Bashkimit Evropian, të cilët sipas tij bëjnë gjithçka ju kërkon Amerika.
Gjatë fjalmit të tij ai shtoi se nëse SHBA do t’u kërkonte liderëve evropianë të vareshin, ata do ta bënin pa hezitimi.
“Ndonjëherë duket se ata (politikanët evropianë) po bëjnë atë që u thonë nga jashtë. Nëse u thuhet nesër: “Ne kemi vendosur t’ju varim të gjithëve!” ata do të bëjnë vetëm një pyetje, me sy të zhgënjyer në habi nga guximi i tyre: ‘A mund ta bëjmë këtë me ndihmën e një litari të bërë vetë?’. Por unë mendoj se kjo do të ishte e keqe për ta, sepse ka shumë pak gjasa që amerikanët ta refuzonin një gjë të tillë. Sepse kjo do të thoshte se një kontratë, e shkëlqyeshme për industrinë e tyre të tekstilit”, tha ai me shaka.
Putin komentoi gjithashtu dhe kundërofensivë e Kievit, për të cilën tha se nuk ka pasur sukses që nga nisja e saj.
“Të gjitha përpjekjet e armikut për të thyer mbrojtjen tonë nuk kanë pasur sukses që nga fillimi i ofensivës. Armiku nuk ka sukses!” tha presidenti në një intervistë për programin “Moskë.
Ai përmendi edhe dërgimin e municioneve thërrmuese në Ukrainë, për të cilat tha se nëse përdorën kundër Rusisë, reagimi i tyre do të jetë shumë herë më i madh.
“Por sigurisht, nëse ato (municionet thërrmuese – TASS) përdoren kundër nesh, ne rezervojmë të drejtën për veprime të vogla”, tha presidenti.
Putin shprehu besimin se furnizimet me municione thërrmuese në Ukrainë dhe përdorimi i tyre duhet të trajtohen si krim.
“Sa i përket municioneve thërrmuese, vetë administrata amerikane nëpërmjet stafit të saj ka dhënë mendimin e saj për këto municione pak kohë më parë, kur përdorimi i municioneve thërrmuese u quajt krim nga vetë administrata amerikane. Pra, mendoj se kështu duhet të trajtohen”, tha presidenti.
Ai u shpreh se SHBA po furnizon Ukrainën me municione thërrmuese për shkak të mungesës së përgjithshme të predhave. Teksa shtoi përsëriti se “ushtria ukrainase shpenzon deri në 5,000-6,000 predha të kalibrit 155 mm në ditë luftimesh, ndërsa SHBA prodhon 15,000 në muaj”.
“Ata kanë mungesë dhe Europa tashmë nuk ka mjaftueshëm predha. Pra, ata nuk gjetën asgjë më të mirë se sa të propozonin përdorimin e municioneve thërrmuese”, përfundoi Putin.