Shkruan Zef Ndreka
A do t’ia kalojmë PD-në Berishës ?!
Kjo pyetje, ka shumë kohë që bëhet ndërmjet demokratëve që kanë qëndruar të pa lëkundur jo vetëm në bindjen e tyre por edhe me qëndrime, se Berisha nuk përfaqëson më asgjë pozitive në favor të demokracisë . Përkundrazi!
Por heshtja e gjatë dhe e pa kuptimtë e PD-së, e grupit të saj parlamentar, me gjithë mbështetjen e hapur amerikane, britanike dhe europiane, ka vënë në pikepyetje shumë demokratë.
Janë të shumta mesazhet që shkëmbejmë me njeri-tjetrin për këtë shqetësim. Kjo i lodh shumë demokratët.
Ka zëra që thonë se Berisha me Bashën janë përsëri bashkë në sinkron. Në mos njëri, tjetri të kontrolloje e të rimarrë PD-në.
Por imagjinatën e demokratëve nuk mundemi as duhet t’ia ndalojmë.
Në favor të kësaj imagjinate flet vetëm heshtja! Argumente të tjera nuk ka.
Kur Sali Berisha u shpall non grata nga SHBA-të për korrupsion dhe minim të sistemit të drejtësisë, dhe me pas nga Britania e Madhe, të gjithve na kujtohen fjalët e Bashës:
“Ose rrimë bashkë dhe riorganizojmë partinë, ose ia dorëzojmë Sali Berishës”.
“Synimi i Berishës është ta marrë PD për t’u mbrojtur nga non-grata”!
Shumë e qartë dhe e saktë kjo deklaratë.
Lind pyetja:
Përse nuk ka vepruar PD-ja duke qënë parti legale, e njohur nga gjykata dhe KQZ-ja?!
Çfar ka pritur?!
A kanë të drejtë demokratët ta avancojnë imagjinatën më tej?!
Sigurisht që po.
Kur shohin Foltorën e paligjshme që organizohet vrullshëm, pavarësisht mbështetjes mediatike, të qeverisë dhe oligarkëve, demokratët demoralizohen me të drejtë.
Demoralizimi vjen pikërisht se janë të qartë e të vëndosur, por pa lideship që i mbështet e i frymëzon ata. Demokratët e kanë ndjerë vetën plot një vit të braktisur.
Është një fenomen i rrallë i rrallë ky në politikë, ku anëtarët kërkojnë partinë e tyre, kur duhet të ndodhë e kundërta. Kjo tregon se ka një frymë shumë të shëndoshë që duhet menjëherë të përkrahët pa humbur asnjë minute. Zgjedhjet vendore po trokasin.
Sali Berisha me koalicionin e shpallur me partinë e Ilir Metës, ia mbylli derën bashkëpunimit mes demokratëve, duke i bërë shërbimin e radhës socialistëve.
Atëherë, ka mbetur rruga e vetme , të organizohemi, të përballemi me të gjithë.
Shqiptarët do të dijnë të zgjedhin me të mirët e tyre, të pastrojnë politikën me votë.
Është momenti për veprim nga PD-ja dhe grupi i saj parlamentar . Të mos mbetën vetëm në deklarata politike por të lëvizin pa pushim. Të përzgjedhin më të mirët kandidatë në shërbim të komuniteteve të tyre.
Të mbështetët fort tek rinia. Ajo ka qënë dhe është viktima e pa shpresë e qeverisjeve 32-vjeçare, asaj i është vjedhur e ardhmja ndaj kanë ikur dhe ikin ende duke lënë pas një popull të plakur jo më në rritje.
Që të mos ia lëmë PD-në kufomës e ta bëjë kufomë atë dhe gjithë shqiptarët, duhet t’i shikojmë pas luftëtarëve, zemërzjarrtëve, trimave dhe të heqim dorë nga heshtja dhe pritja.
Asgjë nuk dhurohet nga qielli, veç fitohet me punë e sakrifica.
Potencialet i kemi.