Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte një konferencë për media, ku u ndal te zhvillimet në veri të Kosovës.
Rama theksoi në fjalën e tij se retorika e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, po e çojnë veriun drejt një përplasjeje të armatosur mes grupeve serbe dhe forcave speciale të policisë së Kosovës.
Rama shtoi se nëse ndodhte një konflikt i armatosur qoftë për 3 orë, atëherë i gjithë rajoni i Ballkanit do të bënte shumë hapa mbrapa.
“Jemi në kushtet ku degradimi i situatës në Veri ku përplasjet mes dy udhëheqësve po e rrit me orë rrezikun serioz të një përplasje fatale të armatosur, mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forave të sigurisë, çka do të ishte një katastrofë që do të përfshihej në mes të të cilës dhe KFOR-i, tha Rama, raporton Euronews Albania.
Vendet tona dhe popujt tanë në të gjithë Ballkanin kanë një moment krejt tjetër dhe një rrugë krejt tjetër nga kjo që adreson qorrsokaku i Veriut”, tha Rama.