Kryeministri Edi Rama zhvillon pasditen e sotme ndodhet në Athinë takimin e radhës me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi ndërsa u shpreh se vota e diasporës është e rëndësishme për të ardhmen e vendit si dhe për rrrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së. Rama tha se më këtë hap vendi ynë do të këtë përfitime dhe shqiptarët do të jenë të barabartë me qytetarët evropianë.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama shigjetoi partitë e vogla në skenën politike shqiptare, duke përdorur një gjuhë ironike ndaj tyre. Ai i cilësoi si “shitës të vegjël qilimash” dhe deklaroi se ato nuk kanë ndryshuar në thelb, por vetëm në pamje dhe moshë. Rama tha se këto parti mbështeten tek institucionet e drejtësisë për të rrëzuar Partinë Socialiste, por sipas tij, ky është një iluzion. “Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë, është që SPAK dhe Gjykata Speciale do të shkatërrojë PS-në dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre. Këto parti nuk sjellin asgjë të re në politikën shqiptare, duke akuzuar drejtuesit e tyre për nepotizëm dhe përfshirje të familjarëve në listat zgjedhore. “I patë edhe futën baballarë, krushq e teze në lista”, duke i akuzuar se nuk ofrojnë një alternativë të besueshme për qytetarët.”
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët në Athinë i është përgjigjur pyetjes së një të riut nëse do të ketë një program për kredi të buta dhe apartamente nëse kthehen në Shqipëri. Rama në kopje të programit të PD, tha se kanë planifikuar 300 milionë euro për strehimin.
“E para njëherë unë nuk i them askujt çfarë duhet të bëj, secili mendon atë që duhet të bëj. Unë nuk hyj tek ata që t’i them të tjerëve se çfarë duhet të bëjnë për jetën e tyre. Shikojeni Shqipërinë dhe vlerësojeni mundësinë që të ktheheni. Të paktën kur i hapni televizorët në darkë sigurohuni që mos t’i keni fëmijët se aty dalin lajme me gjysmë të vërteta.
Realiteti i jetës së përditshme ka probleme. Ja u thashë që në Shqipëri punonin 1 milionë vetë sot punonojnë 1 milionë e 327 mijë vetë. Mbi të gjitha kini parasysh se këtu nuk ju mban njëri me strehim kur punoni në turizëm, plus taksat e keni të larta. Në këto vite praktikisht kemi ndërtuar nga e para dhe kemi mbështur për efiçencën e energjisë 65 mijë shtëpi. Kemi planifikuar 300 milionë euro për strehimin dhe kemi planifkuar të mbështesim emigrantët dhe në këtë mënyrë ne besojmë se do krijojmë mundësi dhe për çiftet e reja,” tha Rama. a.b