Rama publikon foto nga takimi me Melonin: Vizita në Itali me plane e projekte për të thelluar partneritetin strategjik

0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotoalbum nga takimi me homologen italiane, Giorgia Meloni në Romë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shppreh se vizita në Itali, ishte me plane e projekte konkrete, për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik.

“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e një vizite me plane e projekte konkrete, në atmosferën e një mikpritjeje vëllazërore e të vullneti mbresëlënës të palës italiane, për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik, si edhe të interesave të përbashkëta ekonomike, duke çliruar shumë më tepër nga potenciali i madh që ka bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu