Kryeministri Edi Rama ka bërë publik përbërjen e qeverisë së re, duke i besuar Belinda Ballukut sërish pozicionin e zv.Kryeministres dhe ministers së Instrafstrukturës dhe Energjisë.
Ndërkohë Ministrinë e Brendshme, për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ia ka besuar një gruaje. Bëhet fjalë për Albana Koçiun, për të cilën Rama tha se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lidhje vetëm me Policinë e Shtetit, por edhe me sistemin e adresave, apo zjarrfikësit, që sot marrin vetëm thërrimet.
Në këtë mënyrë Koçiu ka kaluar nga ministria e Shëndetësisë në një dikaster edhe më të rëndësishëm, Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Diplomacinë ose Ministrinë e Punëve të Jashtme do e drejtojë Elisa Spiropalin, e cila nga Kryetare e Kuvendit, do të rikthehet në Qeveri, por me një nga pozicionet më të rëndësishme dhe më kyçe.
Petrit Malaj është rikonfirmuar në postin e ministrit të Financave, sikundër edhe Blendi Gonxhe që do të vijojë të mbetet në pozicionin e ministrit. Ai do të jetë ministër i Kulturës dhe Turizmit, pozicion që më parë e mbante Mirela Kumbaro. Kjo e fundit do të vijojë të mbetet sërish në kabinetin qeveritar, duke drejtuar Ministrinë e Arsimit.
Ministër i Mjedisisit është emëruar Sofjan Jaupaj, që u cilësua si një nga shqiptarët më të shquar të mjedisit.
Elis Sala është zgjedhur si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale. Ndërkohë Delina Ibraimaj është zgjedhur si ministre e re e Inovacionit dhe Ekonomisë.
Pjesë e Qeverisë së re nuk do të jetë më Ulsi Manja, ndërsa pozicionin e ministrit të Drejtësisë e merr Besfort Lamallari, i cili ka qenë zv.ministër i Brendshëm.
Përbërja e Qeverisë së re
Kryeministër Edi Rama
Zv.Kryeministre Belinda Balluku, kontributi i së cilës ka folur vetë, do të drejtojë Infrastrukturën dhe Energjinë.
Ministër i Punëve të Brendshme Albana Koçiu
Ministria e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropalin
Ministër Mjedisi Sofjan Jaupaj
Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja
Ministër i Arsimit Mirela Kumbaro
Ministër i Financave Petrit Malaj
Ministër i Shëndetësisë Elis Sala
Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibraimaj
Ministër i Drejtësisë Besfort Lamallari (vijon)








