Ramisti i parë dhe SPAK-isti i fundit

0

Shkruan Elvi Fundo

Një nga analistët e majtë, Andi Bushati, i njohur më shumë si një individ për konceptet e tij revolucionare marksiste-leniniste dhe si Ramist i paepur (dje), në një dalje të tij të publike së fundmi në studion e gazetarit Çim Peka, ka artikuluar termin Ramist dhe SPAK-ist.

Nëpërmjet një fraze, Andi Bushati ka theksuar: “Kush ka qenë Ramist në 2013, është SPAK-ist sot”. Se nuk flet dot për korrupsionin e qeverisë dhe ka gjetur zgjidhje SPAK.

Por le të shikojmë disa fakte, jo më shpresën se Andi Bushati nuk ka qenë Ramist apo Ramizist, por me të vetmin fakt që së shpejti Bushatin do ta shohim SPAK-ist.

Në 2013, Andi Bushati ka qenë një nga ramistët kryesorë dhe jo vetëm, më përpara i kishte këto gjurmë si një mbështetës klasik i Partisë Socialiste, mbështetës i Edi Ramës, trumbetues i tij dhe së fundmi, pasi e kuptoi me vonesë, por reflektoi.

Është bërë dhe ai kundër Ramës për mënyrën se si qeveris ai, për mënyrën si e ka kapur pushtetin se Andi Bushatit nuk i mjaftonte si kishte qeverisur 11 vite Bashkinë e Tiranës Edi Rama, për ta kuptuar si do të sillej si kryeministër. Do të duhet ta vuanin shqiptarët në kurriz dhe më pas Bushati të ndërronte mendim.

Pra, duhet ta provonin korrupsionin, PPP-të, inceneratorët, McGonigal-ët dhe pastaj t’i mbushej mendja Bushatit. Por, shqiptarët, ndërkohë, morën arratinë dhe u varfëruan edhe më shumë.

Andi Bushati flet për Ramistët e 2013, është i tillë dhe vazhdon të jetë ende sot një marksist në koncepte, pavarësisht se bën sikur është me Berishën, apo do të ruajë rolin e opozitarit të përjetshëm, i cili është pozicioni më i thjeshtë, të shash dhe vetëm të shash.

Problemi është si i sjell argumentet kundër, si u bashkohesh kauzave opozitare dhe krijon të gjitha përpjekjet në mbrojtje të votës, të vlerave të demokracisë dhe largimin e personit që është në pushtet, i cili qenka problem i madh, megjithëse ai e ka pasur idhull dikur dhe idhulli i Andi Bushatit ka qenë Edi Rama.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu