Raporti në Kongresin e SHBA: Rama e Soros përdorën 270 mln dollarë të USAID për të burgosur Berishën

0

Një raport voluminoz nga fondacioni amerikan “Heritage” është paraqitur zyrtarisht për shqyrtim në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ndaj filantropit George Soros.

Sipas raportit, të cilin e ka hartuar gazetari dhe autori i njohur amerikan Mike Gonzalez, rreth 270 milionë dollarë fonde të USAID – agjencisë amerikane për ndihmën ndërkombëtare – janë përdorur në mënyrë të dyshimtë për të ndikuar në jetën politike dhe institucionale të Shqipërisë.

Në thelb të akuzave qëndron pretendimi se nëpërmjet OJF-ve të Delina Ficos, paratë e taksapguesve amerikanë u përdorën për të kapur sistemin e drejtësisë në favor të Partisë Socialiste.

Sipas dokumentit, i cili është përfshirë në dosjen e hetimit që “Heritage” ka paraqitur në Kongres, reforma në drejtësi në Shqipëri nuk ka qenë një proces i pavarur dhe i mbështetur mbi parimet e shtetit ligjor, por një manovër e mirëorganizuar për të eliminuar opozitën dhe për të konsoliduar pushtetin e mazhorancës socialiste.

Raporti vazhdon më tej duke theksuar se pas implementimit të sistemit të ri gjyqësor, ky mekanizëm është përdorur në mënyrë të drejtpërdrejtë për të ndjekur penalisht kundërshtarët politikë të qeverisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu