Shkruan Qamil Gjyrezi
Gazetari investigative Adriatik Doci botoi një artikull me titull: “Rustem Gjata 1987 dënon një prift 1992 bëhet deputet i PD-së”?! Sot mbas 30 vitesh tingëllon absurde politike, por është e vërtetë! -Që në vitin 1992 e kuptova lojën post-moderne të Sali Berishës! -Nuk mund ta pranoja sesi një ish-komunist mund të bënte zhvillime të qëndrueshme demokratike?! -Në vitin 1994 mbështeta Grevën e të Persekutuarve politikë.
-Nuk e kuptoja sesi ish të persekutuar, pseudo të persekutuar dhe ish pronarë dhe pseudo pronarë po pranonin politika të tilla absurd, gadi antikombëtare?! -Në vitin 1996 konkurrova për një grupim të djathtë dhe mora 1300 vota që më pas e kuptova që edhe në këtë grupim përsëri ligjin e bënte Sali Berisha?! -Mbas vitit 1998 kam respektuar zgjedhjen e Berishës në krye të PD-së! -Mendova se në vitin 2013 Berisha nuk do të merrej përsëri me politikë prandaj nuk e njoh dhe votoj sot si drejtues i Foltores dhe opozitës?! -E kuptoj që politika është irracionale, por nuk e kuptoj sesi ata ish gjoja të persekutuar politik nga Shkodra pranuan që Berisha të kandidojë në 1992 një deputet që kishte dënuar një prift në vitin 1987?! -Nuk du me e kuptue sesi pseudo-demokratët larguan me dhunë Atë Zef Pllumbin nga një tribunë politike në Shkodër se foli kundër Berishës?! Zoti Binken dhe DASH kanë shumë të drejtë se mbështetësit e Berishës kanë minuar demokracinë në Shqipëri!