Refleksione jete…

0
Gjergj Jozef Kola Vjenë 
REFLEKSIONE JETE – PER CMIMIN E KARRIERES SI AUTOR ROMANI, DRAME E POEZIE! Esse KARAKTERE, KARAKTERE, VETEM KARAKTERE!
1.
Krijimi letrar si natyrë në vedi.
Krijuesi artistik, ka në vedi, den schöpferischen Geist, i thonë gjermanisht e tanë fryma e tij perdoret vetëm për nji qëllim: Me dhanë karakteret në art.
Kjo asht edhe motoja e cdo shkrimtari e cdo krijuesi letrar. Me kapë karakterin e plotë të personazhit dhe me e dhane atë në atë menyrë që cdokush me ndeshë njeriun e gjallë të jetës.
Sa ma i gjallë, ma i plotë, ma i fuqishem ky karakter aq ma e madhe asht vepra e Autorit.
Në Shqipni gjatë dikatures, të gjithe e dijmë se kena pasë aktorë të mrekullueshem, porse autorë shumë të dobët teatri e filmi dhe aktoret kanë pasë fat, sidomos ato të Teatrit, sepse kanë vu në skenë edhe rrolet nga gjenitë e botes e kanë shpalosë keshtu edhe aktin e tyne krijues, prandaj na ende sot kujtojmë shumë aktore, porse thuajse asnji autor të diktatures.
Me kenë shkrimtarë, aktor, kompozitor, poet e krijues duhet me pasë mbi të gjitha: NJI SHPIRT FISNIK!
Berthol Brecht, nji poet i majtë, dramaturgu ma i njoftun gjerman, shkruen: „Takohen nji i vorfen e nji i pasun e kqyren në sy, në pozicionin e tyne. I thote i pasuni: pse je i vorfen? Ja kthen i vorfni: Mos me kene unë i vorfen, nuk je ti i pasun.“
Nese e kthejme ket raport majtist të Brechtit në art, na kena simetrinë e tij: „ Nëse unë jam i pasun në shpirt e në pende, kjo vjen ngase perreth ka shpirta të vegjel që më rrethojnë.
Kur jam kenë në Shqipni e kam pa Europën me sytë e saj e njashtu edhe kam shkru e tash që jam në Europë e shof Shqipninë me sytë e saj, asht ky edhe postulati i arte i krijimtarise së karaktereve të mi në dramë e prozë.
2
Si kapet nji karakter e cka asht nji karakter njerzor që ka në vedi fuqinë shperthyese thuejse atomike në art?
Karakteri njerzor, në të vertetë, në natyren e tij asht i perfunduem si frut. Ai ka në mrendesi nji berthame të fortë e perjashta mbulesen e butë. Njeriu i formuem si shpirtnisht ashtu edhe menderisht e ruen ket formë të përsosun deri në frymën e fundit.
Jeta njerzore si e tillë, vepron në atë mënyrë që disa karaktere e ruejnë deri në fund ket berthame të fortë e disa të tjere qullosen, marrin formen që i japin të tjeret e marrin atë formen që bota e quen: karakter i prishun.
Njerezit me karakter të mire, të forte janë edhe ata që shkelqejne prej pasione të medha, prej dashunive të medha, ndersa njerzit me karaktere të dobeta, jane ato që na kallxojne greminat e natyres njerzore.
Askush ma mirë se nji shembull nga jeta nuk e kallxon ket:
3
Karakteret e manipulueme, të qullosuna janë e keqja e njerzimit!
Kur isha ushtar në Shkoder në vitet 80 ishim nji kompani me shkodrane, të qytetit e të rrethinave. Tre muejt e Karantines ishim të gjithë miq e shokë të mire, gati si vellazen e ndashim gjithcka me njeni tjetrin, buken e cigaret. Mbi krye kishim nji oficier e mbi shpatulla nji kapterr.
(Karantina e Korones e vitit 2020 ka qene nji Dejavu e vertetë në kohë e hapsinë për mu e shumë të tjerë që kane përjetu nji kohë të ngjashme.)
Shumëkush nuk e ka pasë nji kapterr kryederr, pasioni i vetem i të cilit ka qenë me ta marrë shpirtin. Unë mbaj mend Pashukun, nga zonat rurale, ushtar i vitit të tretë, pa shkolle e dije, porse i aftë me na e marrë shpirtin ne ushtareve të rij në karantenë, i aftë, me na lanë në akull e ftofte në rresht gjysë lakuriq me pritë, ndersa frynte murlani prej Cukalit, krejt kotnasikot….
Sa Pashuket i kena ndeshe në jetë, të cilet kane maninë e se keqes me i ba keq të tjereve, se ketu e ndjejnë atë kenaqesine e tyne, patologjike, nji nga keto asht luejte edhe së fundi ne menyre gjeniale nga Meryl Streep ne filmin „devil ëears prada“.
Tre muej oficieri i kompanise Myrtollari e kapterri Pashuku u kujdesen me nxjerre prej nesh Kujdestarin e kompanisë per dy vjetet e ardhshem, me nxjerre personin që kishte me pasë nën kontroll kompaninë per 24 ore në 24, që kishte me pasë favore të sherbimit të truprojes, natën e ditën.
Ky person duhet ta meritonte atë, ai duhej të ishte ma sportiv, ma i zgjuet, ma i qendrueshem ne karakter, i drejtë me të gjithe, jo me shtypë ma të dobetit e me iu nenshtrue ma te fortit. Ky ishte për mu personi ideal e unë e disa mahallali të tjerë shkodranë i kishim shumë tipare e shpresë per me u „ngrit në detyrë“, porse a e dini se kush u zgjodh në fund si kujdestar i kompanisë?
`Në fund, Myrtollari e Pashuku zgjodhën nji si vedin, Marenglenin, nga familje e shtypun, e vorfen e nji zone rurale, kryeultë, komunista të bindun, pa kulture të madhe, pa gjuhë të huej, i cili sa herë që i takonte me dhanë komanden gjatë karantenes 3 mujore thoshte:
NI per 1, DI per 2 e na shkyheshim së qeshuni.
„Tani, tha ai, nuk keni cka me qeshë ma se e kam unë në dorë komanden!“
2 vjet me rradhë Marengleni na e mori shpirtin, sic na e kishte marrë Pashuku në ata tre muej e unë pashë se zgjihdja kishte qenë e pregatitun me kohë. Ai na paditte te oficieri sa herë që shkelnim ndonji urdhen krejt kot, na kontrollonte me anë të frikes së pushtetit e ligjit të pamëshirshëm ushtarak.
Gjatë qitjes, mbaj mend, unë mora tridhet pikë me automatik 100 metra, ndersa Marengleni mezor i ra tabelave e megjithatë me kqyri tanë perbuzje, se fundja ai ishte Kujdestari, kapterri i kompanise e unë kisha mbetë nji ushtar i thjeshtë.
Këtu unë mësova se karakterë si Marengleni nuk dijnë me iu ggëtzu të bukurës, të mirës, suksesit të tjetrit, ajo dashunia krishtenë për te afërmin sidhe empatija humane për tjetrin nuk egzistojnë në të.
Keshtu ajo berthama që ai kishte pasë në fillim si te tane na per tre muej, nisi e mori nji formë tjeter gjatë dy viteve, u sgjull si njeri e humbi karakterin njerzor. Besoj se në keto raste ka dalë edhe ajo fjala e urtë:
„Njeriun njife kur të marrin pushtet!“
(Të njejtën gja kam ndi edhe për ata njerez që kanë qenë afër Liderve politike shqiptarë nën dikaturë e në demokraci).
Keshtu nga jeta, mësova se „KAPTERR TE MIRE ASHT E VESHTIRE ME GJETE“, sepse kapterri asht dicka në mes të ushtarit teëthjesht dhe oficierit të plotë, profesionist. Ky kapterri asht dicka e qulltë që merr herë njenen e here tjetren formë. Ai nuk asht ma ushtar, porse as edhe oficier, diku në nji zonë gri, në të cilen sa ma të randa bahen rregullat e lojes, aq ma i qullet bahet ai e berthama mrendë.
Ketu mesova se edhe jeta kishte me qenë keshtu, se në mes të oficiereve e ushtareve, kanë me qenë gjithnji në mes njerzit kapterre, as mish e as peshk.
Ky person, KAPTERRI, mundet me u ba kryemnister, minister, kryebashkiak, profesor universiteti, drejtues teatri, oligark, sepse asht ajo plastelina njarzore që merr formën e së keqes.
Thoshte Ernest Perdoda kryetari i pare i PD-se në Shkodër: „Nuk shartohet demokracija me elmentët e dikaturës, me komunistë të thekun sepse frytat janë të prishuna“.
Keshtu kur jeta e mbjell berthamen e fortë të njeriut me karakter, ai ka në deget e tija lulet e parajses, të amshmit e të perjetsisë njerzore. Ndërsa kur jeta mbjedh berthamën e qullët, atehere dalin degë me lule të kalbuna, nga të cilat lidhen fruta perhere e ma helmuese, që sjellin vdekjen e nji shoqnije.
Edhe gjatë ceremonise së ndamjes së cmimit AT ZEF PLLUMI, ndersa dy fisnikë shqiptare, Flutura e Marjana po flitshin per „Trenin në fillim të botës“, unë e pashë Pashukun, kapterrin me berthamen e qullët, që i veshtronte me sytë e terrësuem e kqyrte Diplomen me emnin e bukur GJERGJ e thoshte si ateherë gjate qitjes në repartin ushtarak me standarden në akcentin gege:
„Pse ore të kanë dhenë NISHIN!“
4
Romani shqiptar, ne fakt nuk vuen nga Pashuket e Myrtollarët, se ato i ka me bollek, romani shqiptar që nga themelimi i tij me shkodranin Ndoc Nikaj e derimësot vuen nga shpirtat e medhej, nga dashunite e medha, te cilat i qendrojne të randa mbi penden e tij.
Keshtuqë na nuk kena derimësot Don Kishot e Dulcinea, Quasimodo e Esmeralda, Paul e Virgjinia, Zhivago e Lara, në romanin shqiptar e letersija shqipe ketu e shef mirë kategorine ku luen, anipse pashuket e myrtollarët kanë zbulu edhe romanciere të „shkalleve të larta botërore“ në letrat shqipe.
Uroj që dashunija e madhe e Tim & Gabriela ne romanin „Treni ne fillim te botës“ të gjejë rrugën në zemrat e lexuesit shqiptar e sidomos të nxanësve e studentëve shqiptar. Timi thotë në roman se e vetmja gja që njeriu nuk mundet me ja mshefe vedit asht: DASHUNIJA!
Unë qytetin e Lezhes e gjithcka që ai po ban per kulturen e letrat shqipe e kam shumë per zemer, anipse gazeta „koha e jone“ asnjihere nuk denjoi me pasqyru aktivitete e mija letrare e artistike, si ne perendim ashtu edhe ne atdhe, per aresye mu të panjoftuna, porse edhe aty duhet të jenë pashuket e myrtollarët që ruejne me fanatizem, për me kenë vetë NISHA…
Si konkluzion i kesaj esseje, me rastin e marrjes së CMIMIT PRESTIGJOZ AT ZEF PLLUMI per karrieren, ndaj me ju nji kujtim të pare se si u takova me At Zefin në nji shtepi njikateshe tiranse në vitin 1993, me nji oborr të ngushte e dritaret ku binte nji drite e zbehte prej jashtë e folem mbi letrat shqipe, mbi nji letersi të re, të jashtzakonshme, sic ishte ajo e meshtareve nën diktaturë.
Sot në nji kohe mbas 30 vjetesh shof se nga gjitha keto, për nji aresye apo nji tjeter, RRNO PER ME TREGUE asht edhe perfaqsuesja ma e njoftun e kesaj letersije të jashtzakonshme në letrat shqipe e në mbarë letrat europiane.
Unë ju du të gjitheve mikesha e miq të mirë, sepse sekreti i njeriut e i karakterit, kam zbulu me kohën, ndodhet në nji thanje magjike të jetës:
Nëse nuk don Zoti
Asgja në bote nuk mundet
Me e hapë dritaren
E jetës e suksesit tand
E nëse don Zoti
Asgja nuk mundet me mbajte mbylle atë.
Sepse në jetë nuk mjafton vetëm vullnet, vetem pasion, vetëm talent, duhet sadopak edhe Gottes Gnade, thonë popujt gjermanofoles, Hiri i Hyjit!
Lum ata njerez e kombe që e kane ende Hirin e Zotit se ai i do berthamat e forta e mjere ata që e kanë humbe atë e jane sgjullose se nuk ka kush me ja hjekë pllaken e vorrit ma.
Na shqiptaret mbijetojme sepse në mrendesi tonë ndodhet ajo berthama e forte arbnore, ndodhen ato shekujt e sakrifices nën terrorin osman, ku ruejtem gjuhen e mbi te tana e shkrujtem gjuhen tonë arbnore, sepse gjuha asht edhe tapia e kombit.
Prandaj sot asht e trishtueshme, madje asht nji sakrilegj në sytë e Hyjit qe pikerisht ata njerez qe e mallkuen ket gjuhe, që i vrane ata që e shkruen, i shvarrosen madje, pikerisht pasardhesit e tyne sot vendosin per gjuhen shqipe, si ishte rasti i kongresit të 72-shit të kostallarit apo edhe sot rasti i kryeakademikut ish-ministër të diktaturës, që shan si medioker shkrimtaret gege që nuk e kanë lëshu për asnji moment trashëgimninë 7 shekullore të gegnishtes arbnore.
Prandaj unë jam i lumtun që AT ZEF PLLUMBI per karrieren time me mbi 60 drama e 15 romane në Gegnishte më asht dhane nga nji qytet simpatik, që më sjellë ndermendje fjalet biblike:
O TI BETHLEHEM NE JUDEA!
TI NUK JE ASPAK MA I PARANDSISHEM
SE QYTETE E TJERA
NE TY KA GJETE DRITAREN NE AMSHIM
GJERGJ KASTRIOTI QE NA DHA IDENTITETIN
ME FLAMURIN ARBNOR!
Hyji idhnohet perdite e ma shume me shqiptaret që i kane ra mohit Gegnishtes e Toskenishtes e merrem me „standarden belbacuke“, sepse ai shef në thellesi të ketyne njerzve se si e kanë qullose berthamen e karakterit te tyne.
Porse për sa kohë të jenë në pushtet, myrtollarët e pashukët e partisë, kombi shqiptar nuk mundet me hjekë „pllakën e vorrit“ të Standardit e me i dhanë frymë Gegnishtes e Toskënishtes letrare.
Me i ba te tanë karakteret me folë në standarte, do me thanë me i ba te tanë në karakter të squllte, madje edhe ata me bërthame të forte, e kjo perban nji anomali në natyren njerzore. Kjo mund të ndodhi në zyra, ne institucione, në shkrsa, fatalisht po ndodhë edhe në kishen katolike që asht martirizu 5 shekuj osman për Arbnishten, porse në art, sidomos në dramë, kinema e romane asht e pafalshme që nji personazh shqiptar që në jetë flet gegnisht apo toskerishte me folë në art standartin e pa jetë. (nji film që po luhet kohët e fundit në kinematë europiane e verteton ket: personazhe që flasin gegnishte me akcent toskë apo toskënisht me akcent gege, a thuese nuk ka mjaft aktorë gegë e toskë për këto rrole, apo fundja të duplohet si në mbarë botën e mos me kalu në ilaritet.)
Natyra i hjedh ato ne koshin e plehut dhe arti kallxon edhe nji here se ai e ka HIRIN HYJNOR me vedi, pëersosmëninë e përjetsinë bashkë.
Unë jam i lumtun për kët cmim sepse mbi te tana, ky përban nji frymëzim të vazhdueshëm për me mbushë romanet e dramat e mija me karakteret e demokracisë 30 vjecare shqiptare porse edhe të asaj përendimore ku jetoj tashma që 30 vjet…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu