Reforma zgjedhore, e pjesshme

0
Shkruan Zef Ndreka
Loja politike ka kaluar në një fazë tjetër mashtruese per elektoratin.
Normal, që do luhet politikë.
Kryefjala e momentit është reforma zgjedhore, e artikuluar nga tërë faktorët politik, veçanërisht nga Rama dhe Basha, dhe e kundërshtuar nga grupimi i deputetëve të Foltorës dhe G.Bardhit.
Basha, me daljen e tij në konferencën për shtyp, për hir të transparencës dhe të faktorizimit opozitar si përfaqësuese zyrtare e PD-së, mbase nuk duhej ti thoshte të gjitha të vërtetat e asaj që tha. Do të ishte më e udhës, dhe do të kuptohej njëlloj, po të mos përfshinte aleatët në uljen reale nga ato të bipartizan komisionit.
Jo se ai dekonspiroi diçka. Kur dihet se Rama, as në banjo nuk shkon pa urdhërin e tyre.
Sidoqoftë, e vetmja parti politike që ka artikuluar qartë dhe prej shumë kohësh rreth çështjeve të ndryshimeve në reformën zgjedhore, është PD-ja zyrtare.
Për shumë arësye, Foltorja dhe PS-ja, realisht janë dhe do të jenë kundër reformës, kundër ndryshimeve të pritshme të propozuara zyrtarisht nga Basha.
Ndryshimet nuk janë në interesin e Foltorës as të PS-së, por vetëm të forcave politike që pretendojnë të kalojnë pragun elektoral, per tu përfaqësuar në parlament.
Ndaj, me të drejtë, Basha e konsideron gurin e provës qëndrimin e PS-së dhe të Ramës, per te vazhduar me tej me ligje të tjera që kërkojnë 84 vota.
Përsonalisht, mendoj se një zonë elektorale është gabim për Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Sepse, çdo parti e rregjistruar, mund të mbledhe aq vota sa për të nxjerrë një deri në pesë deputetë. Përjashto grupimin e PS-së dhe Foltorës që mund të arrijnë respektivisht 40% dhe 25% të votave.
Mozaiku i parlamentit do të ishte një karikaturë politike pa bosht dhe nevoja për të funksionuar do të ishin vetëm “marrëveshja dhe kompromisi” me kushte, për përfitime përsonale që do të thotë vazhdimësi e korrupsionit devijim real i funksionimin të demokracisë.
Mbase duhet një diskutim më i qartë për këtë për këtë pikë.
Ndërsa lidhur me listat e hapura, ky do të ishte më e drejtë, por më parë të miratohej vetingu në politikë. Rreziku i listave të hapura mbetët përherë me me i mprehtë, për faktin se kriminelët, të korruptuarit, paratë e drogës etj, do të blinin lehtë votat per përfaqësuesit e tyre. Dhe po ato do ti kemi përsëri në Parlamentin e ardhshëm. Në vetvete, ky ndryshim do të mund të favorizonte shumë pak partitë e vogla të politikës, thjeshtë për të patur disa vota më shumë në proporcional.
Më e rëndësishme për të ndikuar në ndryshime reale të qeverisjes, do të ishte votimi i emigrantëve. Por, të shohim a e kanë seriozisht apo vetëm për propagandë përfaqësuesit e partive politike.
Emigrantet me të drejtë vote, përbëjnë gati 50% të numrin total të votuesve. Por deri më sot, ato janë trajtuar vetëm per politikë. Nëse ka një forcë madhore ndryshuese dhe përmbytëse e pushtetit të korruptuar, janë emigrantët për shumë arësye. Që lidhën me pamundesinë e manipulimit, të blerjes dhe të kulturës politike të rrezatuar në vendet demokratike ku jetojnë. Ne e dijme tashmë se emigrantët shqiptarë jetojnë kryesisht në vendet europiane, pra në Itali, Gjermani, Francë, Belgjikë, Spanjë, Suedi,Greqi në Angli dhe SHBA.
Do të ishte shumë interesante dhe shumë suprizuese pjesëmarrja në votim e tyre. Askush nuk mund të parashikoje çfarë ndryshimesh do të ndodhin me votën e tyre. Por sot dihet, se pa to, votat i fiton Rama, sa e si të dojë, për shkak të gjendje se opozitës e cila eshte futur në një gropë në formë hinke nga e cila nuk del dot.
Për këto dhe arësye të tjera, mendoj se Reforma e pretenduar nuk do jetë e plotë. Do të mund të jetë e pjeshme për të ruajtur status-quonë dhe për të thënë se i kemi bërë ca ndryshime!
E gjitha kjo, do të mbetet veçse lojë politike e kontrolluar nga Rama.
Të shohim…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu