Shkruan Qamil Gjyrezi
Retorika 30 vjecare e trekendeshit te Bermudes ose klases se deshtuar politike ka ndikuar negativisht per shtetin ligjore dhe rritjen ekonomike ne Shqiperi. Reformat gjysmake ne 30 vite kane ndikuar per zhvillimin dhe integrimin e vendit. Kur analizon videot e Ilir Metes dhe politikaneve shqiptare mbas viteve 2000 del me konkluzionin qe retorika e pazarit ka qene sunduese ne te gjithe diskursin politik ne vend.
Gjuha e ashper dhe fyese ka ndikuar negativisht tek elektorati ne sherbim te qellimeve per perfitime te klases politike. Ne politiken Perendimore dhe ate lindore kjo tipologji gjuhesore eshte e pa pranueshme dhe refuzohet nga elektorati kryesisht te rinjte qe kane menyre tjeter te menduari dhe te shprehuri.
Ne keta dite politika e vjeter 30 vjecare ka pushtuar ekranet TV duke investuar miliona Euro per te realizuar qellimet e tyre. I gjithe kjo propagande behet ne dem te elektoratit njerezve qe shumica vuajne per buken e gojes dhe kane probleme te medha ekonomike dhe sociale. Si perfundim te rinjte dhe demokratet e vertete duhet ta refuzojne kete gjuhe lincuese qe iu ka prere rrugen ne mes per te promovuar nje gjuhe tjeter politike qe krijon mundesi dhe shprese per te gjithe.
Promoted Content