Rezoluta Antikorrupsion, Bardhi: Rama mbron krimin, e përdor për të vjedhur zgjedhjet

0

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar për mediat para mbledhjes së grupimit të Rithemelimit se rezoluta e mazhorancës për luftën kundër korrupsionit është thjesht propagandë e kryeministrit Rama.

Bardhi tha se aferat korruptive të cilat ka denoncuar opozita, kryeministri Rama iu ka dalë në mbrojtje.

Kreu i grupit të PD-së shpjegoi më tej se nisma e Ramës do të përfundojë si aksionet ndaj KÇK-së, që më pas sipas tij përdori krimin e organizuar për të manipuluar zgjedhjet.

Ai që i ka cenuar të gjitha apo të tre këto komponentë ka qenë Edi Rama dhe qeverisja e tij. Më gjeni një rast kur Edi Rama ka drejtuar gishtin ndaj një korruptuari; do ta largoj nga puna se është i korruptuar.

Ndërkohë çdo aferë e denoncuar me fakte nga opozita për korrupsion i ka dalë për zot. Dhe rasti është ky, prandaj nuk jemi bërë pjesë e këtij procesi. Nuk kemi marrë pjesë në votim duke theksuar se ka mungesë vullneti nga mazhoranca dhe është e gjitha një propagandë dite për të mbuluar fytyrën e zezë nga korrupsioni i Edi Ramës.

Nga ana tjetër si shprehje e vullnetit tonë se ne jemi në luftë të pakompromis ndaj korrupsionit, por luftë reale jo me fjalë. Jo një ripërtëritje siç u bë në 2020-n në kulmin e betejës së opozitës për përfshirjen e krimit të organizuar.

Dhe çfarë bëri Edi Rama 6 muaj para fushatës, shpalli aksionin forca e ligjit, thoshte do bëj copa-copa krimin, atë që e quante KÇK. Dini ju se bëri ndokënd copa-copa, jo! I përdori si propagandë për të shpëlarë fytyrën e vet, më pas përdori krimin e organizuar për të manipuluar zgjedhjet”, tha Bardhi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu