Rikthehet në PD Lulzim Basha: Zbulohet lëvizja që do bëjë në shtator kundër Sali Berishës

0

Pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha brenda Partisë Demorkatike, duket se po lëkunden. Edhe pse pretendon se është zgjedhur kryetar i PD me votën e anëtarësisë, ish-kryeministri Berisha është ilegjitim aty, për shkak se gjykata nuk e ka thënë fjalën e fundit, nëse drejtimi i selisë blu i përket kreut të “Foltores” apo deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili mori timonin e partisë, pas dorëheqje së Lulzim Bashës.

Por përtej këtij mish-mashi dhe kësaj kakofonie politike, gazeta “SOT” ka mësuar se në horizont është shfaqur dhe madje po lakohet emri i Lulzim Bashës, për t’i dhënë një shanse të dytë në krye të Partisë Demorkatike. Sipas informacioneve, mësohet se plot 34 deputetët “rebel” që nuk i janë bindur Sali Berishës, kanë nisur takimet me demokratët, ndërkohë që synojnë të bindnin bazën se përse ish-kryeministri Berisha nuk është i duhur për drejtimin e PD.

Në këtë kontekst, mësohet se ligjvënësit demokratë që i përkasin zonave të ndryshme elektorale në Shqipëri, mes diskutimeve për krizën që ka mbërthyer Partinë Demorkatike dhe shqetësimet që përballën sot qytetarët, kanë hedhur edhe idenë e rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD, duke qenë se ky i fundit ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Mësohet se për Berishën, deputetët kanë hedhur akuza se gjithçka po bën, e ka për hallin e tij personal dhe synon që të përçajë Partinë Demokratike, e madje t’i fusë demokratë në “luftë” me ndërkombëtarët, e veçanërisht me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtete këto që e kanë shpallur atë “non grata”.

Po ashtu, mësohet se hapat më konkret për rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD do të intensifikohen dhe më shumë në fillim të shtatorit, ku pritet të ketë një riorganizim të partisë, teksa i njëjtit burim i tha gazetës “Sot” se mes emrave për t’i besuar timonin e Partisë Demorkatike është edhe Enkelejd Alibeaj.

Pra, e gjitha kjo lëvizje po bëhet, për shkak se Berisha nuk premton të ardhme në krye të PD, për shkak se është izoluar ndërkombëtarisht, si dhe për arsye se ka zërë se gjykata do të rrëzojë ish-kryeministrin, duke i hequr të drejtën për të drejtuar selinë blu, shqetësime këto që janë ngritur edhe nga strukturat.

Pra, Basha dhe Alibeaj kanë më shumë shanse edhe për faktin se i kanë gati strukturat, pasi gjithë krerët e Partisë Demokratike në degët e vendit, janë rreshtuar krah tyre, ndonëse Berisha i ka dubluar me besnikë të tij.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu