Rinisin kërkimet për babë e bir që u zhdukën në Shkodër

0

Mëngjesin e kësaj të hënë kanë rinisur kërkimet për gjetjen e babë e bir që mori rrjedha e ujit një ditë më parë. Mësohet se në terren janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, grupi alpin i FNSH-ve të Shkodrës si dhe 40 banorë nga zona e Thethit. Kërkime po kryhen dhe me dronë.

Pjetër Rushaj, 50 vjeç, u zhduk mesditën e djeshme bashkë me djalin e tij. Ai po udhëtonte me djalin e vajzën me makinë, kur rrjedha e ujit i mori përpara dhe i hodhi në lum.

Vajza arriti të dilte, ndërsa 50-vjeçari me të birin e mitur jo. Kërkimet u ndërprenë në orët e mbrëmjes për shkak të errësirës, ndërsa puna ka rinisur sot në mëngjes.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu