Kuvendi duket se është futur në kaos total. Opozita e ka ndarw mendjen pwr të mos lejuar jo vetëm seancat plenare të enjteve, por edhe Komisionet Parlamentare. Pas përplsjeve dje në Komisionin e Etikës dhe sot në Konferencën e Kryetarëve, grupi i Berishës ka bllokuar edhe mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Mësohet se deputetët e opozitës nuk kanë lejuar socialistët të flasin dhe këta të fundit janë detyruar të braktisin mbledhjen.
Në një video duket Flamur Noka që me batutë u thotë deputetëve socialist që të shkojnë tek luli se ju jep dhe byrek.