Rreth PD-së, rreth vlerave

0
Shkruan Zef Ndreka
Fushata elektorale për pushtetin lokal ka vite që ka nisur. Zyrtarisht kryetarët e partive konkurruese dhe kandidatët e tyre tashmë janë në ethet e garës.
Nuk duhet të ishin kështu, aq politike sa i bëjnë liderit e partive këto zgjedhje lokale, që në vetvete shërbejnë për të zgjedhur me votë drejtuesin e tyre, administratorin e tyre. Por zgjedhjet po bëhen çdo ditë e më shumë politike. Çdo ditë e më shumë po bëhen përpjekje për ta polarizuar elektoratin politikisht .
Ky mbetët paradoksi. Polarizimi politik në zgjedhje jo politike.
Në fakt vetëm në Shqipëri ndodh një fenomen i tillë. Askund në Europë nuk ndodh të bëhen tubime e mitingje si tek ne. Gara elektorate për pushtetin vendor shihet jo nga programet për zhvillimin e komunës e Bashkise, por sa është numrin mitingashëve që nuk mungojnë nga asnjëra anë.
Lufta politike nuk ka në fokus aspak problematikat zonale vendore, por betejën thjeshtë per fitore të Edi Ramës dhe rezistencën per ekzistencë të Berishës dhe Metës.
Berisha e di shumë mirë se fitoren nuk e prek dot as në 5 bashki. Për të është e rëndësishme të mundi PD-në zyrtare dhe të mbetet një faktor sherr në politikën aktuale shqiptare.
Fatkeqësia e këtyre votimeve mbetët rrjeshtimi në krahun antiamerikan dhe anti euroatlantik të një pjesë të mashtruar të elektoratit. Shpresoj që edhe kjo kategori do të kthjellohet pas datës 14 Maj edhe pse vonë dhe të zhgënjyer!
Do të ishte e udhës që ndryshimi të vinte nga 14 Maji. Por nuk do të ndodhë. Sado të shpenzojnë e sado të investohen “opozitarët” bishtpërdredhur të Berishës, Metës, Dulës e Ndokës. Endrra e tyre do të mbarojë me 14 Maj, kur të shikojnë sa vlejne në të vërtetë.
Partia Demokratike e Shqipërisë e kryesuar nga antikomunisti në detyrë Alibeaj, edhe pse nuk është përfaqësuar me kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit, ka një detyrë më shumë se politike. Ajo ka një mision kombëtar, atë të mbajtjes fort të aleancave me partnerët strategjik të Shqipërisë e më tej. Ajo duhet të investohen të marrë sa më shumë vota në proporcional. Dhe për këtë duhet të dalë nga agonia që ndjehet dhe të krijojë politika me grupime apo këshilla përsonalitetësh që mbështesin PD-në, që mbështesin rrugën euroatlantike të saj. Të mbledhur rreth vetës përsonalitete të politikës, të shoqërisë civile, të përjashtuar në rrugën politike nga Berisha dhe interesaxhinj xhepash.
Një këshill apo si do ta këtë emrin, do të zgjoje shumë elektoratin. Do të krijojë një frymë të re dhe të qartë për të ardhmen e PD-së. Do të ndikojë shumë në elektoratin e ashtuquajtur gri, të cilët sot vetëm vëzhgojnë. Një veprim i nevojshëm dhe i domosdoshëm sot për politikën shqiptare. Në ngjashmëri me KOP-in e vitit 2005 kur u rikthy me sforcim PD-ja në pushtet.
Ka edhe formula të tjera të cilat duhen mbështetur. Por koha deri më 14 Maj është e shkurtër. Shqiptarëve duhet tju bëhet e qartë nga një grup të urtësh rruga e drejtë e saj dhe mbështetja e duhur politike.
Duhet tju bëhet e qartë votuesve shqiptarë përse duhet të votojet PD-ja, si forcë e vetme alternativë e pushtetit të Edi Ramës. Duhet tu bëhet e qartë se oligarkia politike duhet të marrë fund me votë. E bashkë me të edhe oligarkia ekonomike që ndajnë vjedhjet, fitimet dhe shperdorimet e parave të buxhetit për të ruajtur statusquonë.
Shqiptarët dhe demokratët në veçanti duhet të mbështesin PD-në, larg interesave përsonale e familjare të zaptuesve të saj.
Vota për PD-në në gjithë vendin është shpresë, krijon një frymë e klime per ndryshim dhe ardhmërinë të sigurte.
Vota për Roland Bejkon është vota jashtë gjithë klaneve të politikës, jashtë mbështetësve të trekëndëshit famëkeq të Bermudës shqiptare.
Vota për PD-në dhe Roland Bejko është mbështetje dhe afrim më i madh me aleatët e Shqipërisë dhe për një ndryshim të sigurtë të kursit që orientohen sot segmentet antishqiptare që kanë kapur politikën.
PD-ja, sot përfaqësohet në zgjedhje me kandidatin më të qartë, më serioz dhe aspak të kapur nga asnjë segment.
Përsonalisht jam shumë i lirë ta votoj Bejkon për 1001 arësye, më kryesorja sepse votoj për vlerat, për të ardhmën.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu