E ftuar sonte në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hajdari ka treguar bisedën që ka bërë në SPAK, por nuk është e qartë nëse me prokurorët që ndejkin dosjen e inceneratorëve apo me ndonjë person nga stafi i sigurisë së institucionit.
“Shkova në SPAK dhe u thashë për çfarë akuzohem. Ai më tha: rri moj nënë se ti nuk ke lidhje me këto gjëra. Ik rri e qetë. Dola jashtë dhe thashë që drejtësinë do ta kërkoj. Dua të di kush mi ka bërë këto falsifikime.
Unë jetoj me fukarallëkun tim, nuk dua të dal kështu të më shohë gjithë bota. Këtë Klodian Zoton nuk e njoh as nuk dua ta njoh, se më ka vënë në shpinë gjithë këtë ngarkesë. Unë jam hallexhie, nuk jam bose”, u shpreh Merita Hajdari.