Rrjeti “bombardon” Anita Haradinajn pas ofendimit ndaj Ganiut (FOTO)

0

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, të premten ndodhi një përplasje mes moderatorit Alaudin Hamiti dhe opinionistes Anita Haradinaj. Pasi kjo e fundit përdori shprehje ofenduese ndaj banorit Gani Gërmia: “A e ke parë veten në pasqyrë”, tha ajo.

Alaudin Hamiti, ia tërhoqi vërejtjen për ofendime.

Pas Alaudinit edhe Jonida i doli në mbrojtje Gani Gërmisë.

Por, edhe rrjeti shpërtheu, komentuesit kritikuan ashpër Anitën për ofendimin që bëri banorit të BBV.

Ata kërkuan që të largohet kjo e fundit nga pozita e opinionistes, shkruan Insajderi.

“Turp, Anita! Analiste që nuk di të mbajë vendin e saj. S’ke të drejtë të përzihesh në lojën e tij dhe a sta ofendosh. Edhe fol për ato që bëjnë brenda “BBVK 2”, jo për pamjen e tyre”; “Anita, ke dhënë një opinion pa lidhje”; “Sa gjynah për Ganiun! Pse duhet të dëgjojë të tilla komente?”; “Anita s’e meriton të jetë fare aty. Turp!”; “Ky është bullizëm i pastër. Është shumë poshtëruese mënyra se si opinionistja i drejtohet Ganiut”; “A është normale Anita? Ç’është ky koment?”; “Anita s’e meriton atë vend. Mundësisht largojeni dhe silllni dikë që nuk ofendon”, ishin disa nga komentet e njerëzve.

Kujtojmë se edhe profili zyrtar i Ganiut në “Facebook” , ka reaguar lidhur me këtë.

“Ofendimet dhe gjuha ofenduese nuk duhet të tolerohen dhe duhet të ndëshkohen. Ne duhet për të thënë se respekti ndaj njëri-tjetrit është vlera më e rëndësishme”, thuhet në postim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu