Tre persona u vranë dhe 13 u plagosën nga një shpërthim municioni në Belgorod, një rajon rus në kufi me Ukrainën, njoftoi media shtetërore ruse TASS, duke cituar shërbimet e urgjencës të vendit.
Një zjarr shpërtheu herët të dielën në një qendër kulturore në një zonë rurale të Belgorodit, që çoi në shpërthimin e municioneve të ruajtura brenda, sipas TASS.
Media shtetërore raportoi më herët se të paktën 10 ushtarë rusë u plagosën nga shpërthimi.
Nuk është e qartë nëse ka ndonjë ushtarak në mesin e të vrarëve.