Përfaqësuesit e Shqipërisë janë larguar nga mbledhja që mbahej në Këshillin e Sigurimit nga Rusia, ku po flitej për të drejtat e fëmijëve.
Lajmi është bërë me dije në një postim në rrjetetin social tëitter, ku thuhet se ambasada shqiptare e quan këtë si një provokim cinik pasi përfaqësuesja e Rusisë, Maria Lvova-Belova, kundërshtoi akuzat e bëra ndaj saj për rrëmbimet e fëmijëve ukrainas.
“Shqipëria në mbledhjen e drejtuar nga Rusia për “evakuimin” e fëmijëve ukrainas nga Ukraina në Rusi, por doli nga dhoma kur Maria Lvova-Belova, e paditur nga @IntlCrimCourt iu dha fjala, për të treguar kundërshtimin dhe refuzimin e saj për këtë provokim cinik.
Belova është nën urdhër-arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e akuzuar për dëbim dhe transferim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Në vend që të ligjërojë në OKB për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në një gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura kundër saj”, thuhet në reagimin e bërënë rrjetet sociale.