Rusia sanksionon 200 amerikanë, mes tyre Soros, vëllai dhe motra e Joe Biden

0

Rusia ka vendosur sanksione personale ndaj 200 shtetasve amerikanë, politikanë, biznesmenë dhe aktivistë.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme Ruse thuhet se sanksionet janë kundërpërgjigje ndaj sanksioneve amerikane kundër Kremlinit. “Në listë janë politikanë, drejtues të kompanive, ekspertë dhe lobistë të përfshirë në promovimin e fushatës rusofobike dhe mbështetjen për regjimin në Kiev”, thuhet në njoftimin e MPJ ruse.

Ajo që bie në sy është se të sanksionuar nga rusët është vëllai dhe motra e presidentit amerikan Joe Biden. Në listën me 200 persona është edhe Alexander Soros, djali i miliarderit amerikan George Soros.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu