Pjerin Mirdita drejtues i “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” tregon për periudhën e errët të komunizmit, që shkatërroi kultet fetare apo i ktheu ato në vende torture për çdokën që i kundërvihej regjimit.
Në emisionin Quo Vadis, Mirdita tregon se në Shkodër u krijuan 26 burgje, muret e të cilave rrëfejnë dhimbjet dhe tmerret e të burgosurve.
“Shifrat dëshmojnë për 2890 të burgosur politikë, 1924 të internuar, 601 të pushkatuar, mes tyre kemi 61 klerikë, të cilët kanë humbur jetën gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shkodër dhe 136 kanë vdekur nga torturat”, thotë ai. “Në maksimumin e vet Shkodra ka pas 26 burgje të cilat kanë qënë të përkohshme. Pjesa më e madhe e tyre ishin manastire, shkolla, konvikte, shtëpi private, të cilat u sekuestruan nga shteti dhe u kthyen në burgje”, thekson ai.
Ai tregon se shumë të burgosur politikë kthehen dhe e vizitojnë godinën që dikur shërbente si burg.