Ish-kryeministri Sali Berisha disa ditë më parë bëri me dije se ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, i kishte dërguar një mesazh kërcënues.
Në konferencën e përjavshme i pyetur lidhur me përmbajtjen e këtij mesaazhi Berisha u shpreh se ishte një deputet i Partisë Demokratike ai i cili ishte përcjellësi i mesazhit.
Siaps Berishës ambasadorja i kishte thënë që ti përcillte Sali Berishës fjalët: Nëse nuk pranon këtë, këtë, ndaj fëmijëve të tij, ndaj tij do merren këto masa.
“Në përpjekej të saj antikushtetuese, antidemokratike për të shkatërruar opozitën dhe kjo është në një zinxhir deklaratash. Po kaq ajo mendoi se unë mund të shantazhohem, ndër të tjera i thotë një deputeti të partisë demokratike si mesazhier shko dhe thuaji se nëqoftëse nesër Sali Berisha nuk pranon këtë, këtë, ndaj fëmijëve të tij, ndaj tij do të ndërmerren këto masa.
I përgjigjem me qetësi mos çoni për nesër por merrni sot dhe në rast se ju kujtohet Lul Basha, brava, u thoshte bashkëpuntorëve të tij se do ta pësojë keq fëmijët e tij, ai apo pastaj kur e pa që nuk u thoshte se ky nuk pyet as për fëmijët e tij për karrigen e vet, që çarë karrige unë po luftoja për dinjitetin e shqiptarëve dhe jo për veten time.
Ajo në këtë aspekt ka tejkaluar çdo lloj limit,por ajo ka qenë promotore e bizneseve të padrejta e promotore e bizneseve pa tender të hapur dhe ato janë baraz korrupsion. Ajo ka mbrojtur koncesionin e Skavices pa tender, ajo ka mbrojtur koncesionin e Butrintit pa tender, ajo ka mbrojtur konsicesionin apo çfarë është i ndërtimit të TEC të Vlorës në gaz në një kohë kur TEZ kushtoi 110 milionë euro kurse rikthimi i itj në gaz kushton 120 milionë. I kam denoncuar dhe idenoncoj. Nuk ka njeri që i çmon SHBA më shumë, kam punaur shumë që kompanitë amerikane të vijnë në Shqipëri, por kurrë nuk kam pranuar që të vijnë pa tender”, tha Berisha.