Sali Berisha, gati për grevë urie

0

Një ditë pasi deputetët e grupimit të tij dhe të Gazment Bardhit bllokuan punën e Parlamentit, Berisha tha se kjo është vetëm hapi i parë pas asaj që qeveria i ka mohuar opozitës të gjitha mundësitë. Në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha shprehet se 31 nisma ligjore mbahen në sirtarët e Parlamentit.

Sali Berisha ka zbuluar detaje nga diskutimet brenda opozitës për veprimtarinë e tyre pas tensioneve në parlament. Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Berisha u shpreh se greva e urisë është një prej opsioneve të diskutuara nga deputetët dhe është një mundësi për veprimtarinë e tyre opozitare.

“Absolutisht që është përmendur dhe ka gatishmëri të vërtetë. Greva është padyshim një opsion. Ne e kemi nisur këtë kur ai de facto na asgjësoi ne në parlament. Arriti gjeri aty ku na caktoi përfaqësuesin tonë në komisionin e reformës zgjedhore.

Ne caktuam Oerd Bylykbashin, një ekspert i shquar, i njohur ndërkombëtarisht për njohuritë në të drejtën elektorale, dhe ai thotë unë dua Enkelejdin. Enkelejdin nuk e pranojmë.Ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu