Sali Berisha nuk pyet policinë por deklaron se bulevardi është i protestuesve

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi disa detaje në lidhje me protestën e 6 dhjetorit, pikërisht ditën kur në Tiranë vijnë liderët e BE. Ndërkohë që nga ana e policisë është njoftuar se Bulevardi kryesor do të jetë i bllokuar, për Berishën kjo nuk ka rëndësi, pasi siç thotë ai “Bulevardi do të jetë i protestuesve”.

Ish-kryeministri u shpreh se Ramën e ka kapur një tmerr dhe ka frikë se mos protestuesit i futën në kryeministri dhe e damkosin para Evropës.

Ai garantoi se siguria e miqve evropiane nuk vihet në diskutim dhe për këtë janë në dijeni edhe qytetarët që do dalin në protestë.

Pyetje: Si do të futeni në Bulkevard, ndërkohë që ai do jetë i rrethuar nga policia?

Berisha: Bulevardi nuk ka asgjë të përbashkët me zonën e sigurisë. Zona ekziston, por jo aty ku thotë Edi Rama. Është krejtësisht një tmerr i tij, ai ka frikë se mos protestuesit i futen në kryeministri dhe ta damkosin para të gjithë Evropës. Po nuk është detyra ime ta çliroj nga frika atë.

Bulevardi është i protestuesve. Protestuesit kanë parasysh se siguria e miqve nuk mund të vihet në diskutim në asnjë formë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu