Kreu Politikë Sali Berisha paralajmëroi kandidat të ri për Bashkinë Tiranë, Flor Binaj: Gjithçka...

Sali Berisha paralajmëroi kandidat të ri për Bashkinë Tiranë, Flor Binaj: Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë

0

Aktivisti dhe aktori Florjan Binaj, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, është pyetur mbi mundësinë e një rikthimi dhe angazhimi të tij në politikë.
Në përgjigjen e tij, Binaj zgjodhi një mënyrë ironike, duke cituar një slogan të vjetër të kryeministrit Edi Rama.

“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”, u shpreh ai, pa dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por duke lënë të hapur mundësinë e një përfshirjeje të mundshme në të ardhmen.
Binaj u përzgjodh disa muaj më parë si kandidati i opozitës së bashkuar për Bashkinë e Tiranës, por më pas me anulimin e zgjedhjeve dhe kalimin e kohës, PD paralajmëroi se do të ketë kandidatin e saj për kryeqytetin.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu