Sali Berisha paralajmëron mosbindje civile: Do iu ziejë toka nën këmbë hajdutëve

0
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se PD do matet me Edi Ramën me të gjitha format e mosbindjes civile.

Ai kundërshtoi në mënyrë absolute faktin se PD do të bojkotojë zgjedhjet, ndërsa paralajmëroi se do të bëjnë gjithçka kundër atyre që i cilësoi vrasës të pluralizmit.

“Ata që mendojnë këtë përsërisin një të pavërtetë. Ne do marrim pjesë në zgjedhje, por në mënyrë absolute do i bëjmë t’iu ziejë toka nën këmbë këtyre kriminelëve të pluralizmit”, tha Berisha.

Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e katërt kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e Partisë Demokratike.

Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndiqni emisionin e plotë duke klikuar këtu:

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu