Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha nuk ka prodhuar asnjë surprizë. Ashtu si në kohën e diktaturës, Sali Berisha është konfirmuar. Në nisje të Kuvendit u njoftua se kishin marrë pjesë 1203 delegatë, por në fund ata përfunduan në 1 mijë, pasi 203 emra braktisën votimin.
Ishte Ivi Kaso, ai i cili dha detaje duke thënë se Sali Berisha mori 938 vota, 55 ishin kundër dhe pjesa tjetr të pavlefshme.
Në Kuvendin Kombëtar të zhvilluar sot, ish-kryeministri Sali Berisha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe vajza, Argita Malltezi.
Kujtojmë se në Kuvend nuk morën pjesë; Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, të cilët janë tre deputetët që mbështetën ish-kryeministrin në Primare, por nuk i janë përgjigjur ftesës.
Por përveç këtyre deputetëve, ftesa e Berishës nuk i janë përgjigjur dhe 15 deputetë që mbështesin grupin e Gazment Bardhit, madje as ky i fundit vetë. Të pranishëm në Kuvendin e “Rithemelimit” ishin 1203 delegatë.