Saliu dhe Yuri Kim mbrojnë Taulantin dhe Olsi Ramën

0
 Që 4 Klanet Mafioze janë bashkë dhe të identifikuar, s’mund të thotë askush se jo.

Edhe se ka nerva në ndarje plaçke, është normale. Ka provokime, presione e ndonjë grusht turinjve, për t’u mbrojtur nga grushti i ligjit.

E fundit deklaratë “bombë” e ambasadës amerikane nuk ngjiti fare interes. Thjeshtë porositi,  i çmendur është, lëreni në punë të vet Saliun.

Po “bomba” e parafundit, cila ishte?

Ju e dëgjuat, e njëjta, i çmendur është, lëreni në punë të vet Taulantin.

Deklarata e parë u bë para një shekulli, kur shoqëria vuante vetëm nga tre “sëmundje”, drejtësia e padrejtë, korrupsioni që trashet dhe shtypi që i pëlqen shtypja.

Prej sot deri dje, pardje a tepardje, kanë ndodhur aq ngjarje, sa kombet e mëdha nuk i kanë “risk” as në 50 vite. Po t’i kishin, do jetonin me libra dhe kinematografi, jo me ‘kap ç’të kapësh’.

Ja, nëpër kodikët e mafies, thuhet se Irfan Hysenbelliu, një “mafioz” i Ballkanit, pasi humbi një betejë me Bablokun e Tiranës, kërkoi ndihmë tek amerikanët.

U tha se duan t’i marrin pasurinë, lirinë e disa gazetarëve që u ka blerë për qejf të tij vila, si me thënë, disa fish më shumë se rroga e gjithë presidentëve të SHBA-ve në tërë historinë amerikane e të tjera muhabete që do i publikojnë në vazhdimësi.

Të dyshosh në aftësitë e Irfanit nuk është etike, prandaj nuk ja bëri kush pyetjen, nga erdhën paratë shoku hajdut?

Këtej, mediat e tij vajtojnë ‘Prestige Resort’ që Babloku ja bëri inerte me dinamit. Vetëm ai objekt kishte vlerë fiks 30 milion dollarë, aq sa sipas prestigjozes, Celebrity Net Worth, ishte pasuria totale e Princit Filip, Dukës së Edinburgut ditën e vdekjes, 99 vjeç.

Po ç’janë mbretërit përballë Irfanit?

Askush nuk pyet, as ku e merr sigurinë Irfani kur deklaron se fëmijët e tij kanë biznese e do bëjnë pallë me paratë e shqiptareve në USA.

Për pasanikët ka pak fjalë..

Edhe dosjet që janë, zëre se nuk janë. Ja, Arben Kraja i SPAK-ut, i ka bërë dëng dosjet e krimit dhe i ka lëshuar nga Mali i Krajës, në ujërat e Bunës, aty ky Ilir Meta ka resort me vlerë 50 milion dollarë. Po të jetë nevoja edhe Beno Mavria e ka mirë me ambasadën. I plotëson kushtet të investojë paratë e vjedhura shqiptarëve përtej Atlantikut.

Prandaj sytë i kemi nga Amerika ne që duam të jetojmë këtu.

Se këtej na bëjnë xixa ku krekosen Sali Berisha dhe Edi Rama, në parada suksesesh para evropianëve, njëri me “tepsi” bosh, këngë e valle, tjetri me hundë të thyer, grushta dhe vaje.

Kjo melodi orkestrohet nga 4 Klanet mafioze, prandaj  u tret.

Largimi nga “ndotja” e ambientit ekonomik dhe diplomatik, e ka çuar edhe besimin buzë gremine.

Po thyen qafën vëmendja, po u ikën njerëzisë mëndja, a ç’ka?

Ndoshta pak nga të gjitha. Një tip turli, sa askush nuk e ndien shijen  e 500 000 dollarëve kosto për Samitin e BE-së dhe tam-tamet e Bablokut, apo aq më shumë për anti- Samitin dhe hundën e thyer të Saliut.

Këto ngjarje të vogla mbajnë “peshat” e rënda të dyshimeve.

Ja, po të mos ishin Shkëlzen dhe Argita Beirsha fëmijët e Saliut, do të ishin këta që janë? Po Olsi dhe Linda Rama, të mos qe Babloku kryeministër, do rreshtoheshin në krye të pasanikëve të Ballkanit?

Se dilemat jetojnë edhe pas vdekjes së një pushteti dhe ringjalljes së tjetrit, ti thua, hallall gjysmë milioni dollarë që paguajnë shqiptarët për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, vetëm të vendosen pikat mbi i e të kapen Peshqit e Mëdhenj.

E kjo ditë vjen.

Në më pak se dy vjet, nuk mund të mos jemi anëtar të BE-së. Edhe pse nuk ju kanë hije sot “grepat” e “peshkut” liderëve të BE-së, burrave e grave të kollarisur, të veshur serioz, simpatikët janë korrektë me dosjet ku shkruhet e zeza mbi të bardhë, se do ta pastrojnë Ballkanin nga apatikët, pra shëmtirat, pavarësisht kostove fizike apo financiare.

E, ç’po bëjmë tjetër?

Për kostot diskutojmë ne, për përfitimet ekonomike ata.

Nejse, po deklaratat e fundit dhe të parafundit të ambasadës amerikane i kujtoni?

I çmendur është, lëreni në punë të vet Saliun, i çmendur është lëreni në punë të vet Taulantin.

Njëra për Saliun, tjetra për Taulantin, dy anët e medaljes së shtetit hajdut janë. Për Olsi Ramën, me akuza shumë më të rënda, ende nuk është thënë; I çmendur është, lëreni në punë të vet Olsin. Po edhe Olsi paratë në USA i ka investuar dhe ambasada e di edhe më mirë se ne që grumbullojmë dosje e fakte të gjalla.

Pse do të hyjmë me zor në BE, pse ka media që guxon e nuk shitet, 4 Klanet Mafioze janë dinamike deri në kulmin e dyshimit mbarë popullor, se Saliu dhe Yuri Kim mbrojnë Taulantin dhe Olsi Ramën./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu