Samir Mane thirret 5 orë në SPAK për vrasje

0

Biznesmeni Samir Mane është marrë në pyetje në prokurorinë e Posaçme për më shumë se 4-5 orë ditët e fundit.

Gazetari Denis Dyrnjaja i cili e bëri publik lajmin fillimisht në rrjetet sociale, në një bisedë në studio ka dhënë detaje të mëtejshme.

Ai ka theksuar se Samir Mane është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, në hetimet për një vrasje.

“Nuk mund të flas më shumë për shkak të sekretit hetimor, por po ju them se biznesmeni Samir Mane është pyetur për dijeninë që ka mbi një ngjarje shumë të rëndë kriminale”, tha Dyrnjaja.

Ai vuri në dukje më tej, se informacionin e ka nga brenda prokurorisë, se Samir Mane është pyetur në SPAK lidhur me një person “me aktivitet shumë të lartë kriminal”.

Dyrnjaja ka këmbëngulur që të mos japë më shumë detaje, por tha se gazetarët e tjerë dhe SPAK, mund të japin më shumë informacion mbi këtë çështje.

Sipas gazetarit, pyetja e Samir Manes, është bërë “për një vrasje që po hetohet”. “Nuk jap dot më shumë detaje. Ky person i rëndësishëm në botën e biznesit, ka dalë në rrethana të caktuara tek kjo çështje.

Çfarë do prokuroria të japë për publikun nga detajet e kësaj çështje, është punë e saj. Unë mendoj se nuk duhet të ketë limit, kushdo qoftë ky individ, ne duhet të kemi transparencë, është koha për transparencë, ndryshe do përdoret për gjueti shtrigash”, tha Dyrnjaja.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu