Samiti në Spanjë, Vjosa Osmani kusht BE-së: S’ka takime me Vuçiç pa ndëshkuar Serbinë!

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga samiti i i tretë i komunitetit politik evropian, ka bërë të qartë se nuk do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç pa u vendosur sanksionet ndaj Serbisë.

Në hapje të samitit të Komiteti Politik Evropian, ajo ka treguar arsyet se pse nuk pranon të takohet me Vuçiç duke thënë se nuk do të ketë takim, pa u miratuar sanksionet ndaj Serbisë. Osmani tha gjithashtu se Spanja duhet ta kuptojë se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga është i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, nuk do të ndihmojë në paqen dhe stabilitetin e vendit.

“Ajo çfarë ka ndodhur më 24 shtator ka ndodhur me urdhrin e lidershipit të Serbisë. Shpresoj që Spanja do të kuptojë se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin. Nuk ka arsye për ta takuar para se sanksionet të miratohen kundër Vuçiqit. Së pari sanksionet e më pas mund të flasim për të tjerat” deklaroi Osmani.

Samiti i tretë i komunitetit politik evropian ka mbledhur sot liderët e 47 vendeve evropiane në qytetin spanjoll të Granadës dhe një nga temat kryesore do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian.

Ndërsa në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu