Sapo u arrestua kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nuk iu bind policisë për xhamat e zi të makinës

0

Kryetari i Komunës së Tuzit dhe kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj është arrestuar nga Policia mbrëmjen e sotme në Podgoricë, Mal të Zi.

Sipas raportimit të  medieve malazeze Gjeloshaj ndodhej së bashku me fëmijët e tij në makinë kur është ndaluar nga Policia. Pas ndalimit, ai është konfrontuar me efektivët gjë që ka çuar në arrestimin e tij.

Ai ka debatuar me policët pasi patrulla rrugore ka dërguar për kontroll teknik emergjent makinën e tij për shkak të xhamave të zinj. Sipas medieve fqinje ngjarja po trajtohet në Polici dhe pas përfundimit të procedurave do të jepet një deklaratë zyrtare.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu