Nisur nga sulmet e fundit kibernetike në vend, ku nuk po ka më të dhëna sekrete, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, gjatë eventit “Qytetet inteligjente” të organizuar nga Dhoma Amerikane theksoi se duhet të punojmë për të rritur sigurinë kibernetike të shteteve.
“Do të doja të kisha pasur kalendarin tim bosh që të merrja pjesë në të gjitha këto sesione, ku do të flitet për rrisqet kibernetike. Ju i dini kërcënimet dhe rreziqet me të cilat përballet mbrojtja nga aktorë keqdashës që hakerojnë duke prishur jetën e qytetarëve.
SHBA-të janë këtu për të ndihmuar. Donim që të sillnim mendjet më të ndritura. Për shkak të varësisë së qytetarëve tek teknologjia të gjithë kemi nevojë që t’i mbajmë vendet tona të sigurta. Ne të gjithë e dimë që rreziqet janë të pranishmë”.