Një Anketë e Këshillit të Bashkëpunimit të Rajonal e realizuar verën e këtij viti në kuadër të Barometrit të Sigurisë ka zbuluar se shqiptarët dhe serbët perceptojnë një nivel më të lartë korrupsioni në vendet e tyre, në krahasim me 4 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Në raportin e anketës thuhet se korrupsioni është një prej faktorëve që ndikon në nivelet e pakënaqësisë me situatën e përgjithshme në ekonomi:
Një nga faktorët e ndërlikuar që ndikon në nivelet e pakënaqësisë me situatën e përgjithshme në ekonomi të rajonit lidhet me nivelet e larta të korrupsionit të perceptuar. Shumica dërrmuese e të anketuarve (86%) besojnë se korrupsioni është disi ose shumë i përhapur, me Serbinë që renditet e para (90%) e ndjekur nga Shqipëria (87%).
Një element i rëndësishëm i raportit, është fakti se një në dy të anketuar në përgjithësi në rajon e sheh korrupsionin të rrënjosur thellë në ekonomitë (duke raportuar se fenomeni është shumë i përhapur).
Të anketuarit kanë pranuar se, praktikat korruptive, të vogla dhe të mëdha, janë një pjesë normale e jetës në ekonomitë e rajonit të BB dhe se reagimi ndaj korrupsionit është joefikas dhe i pamjaftueshëm. Besimi të korrupsioni është aq i fortë, pasi nxit perceptimet se shpesh është mënyra e vetme për të marrë shërbime publike. Atësia e sistemeve demokratike për t’i bërë ballë destabilitetit varet në një masë të madhe nga mungesa e korrupsionit dhe nepotizmi në sektorin publik. Kapja e shtetit është një pengesë absolute për zhvillimin demokratik, thuhet në analizën e rezultateve të anketës.
Në Shqipëri dhe Ballkan, korrupsioni përkufizohet si korrupsion sistematik politik, në të cilin politikanët shfrytëzojnë kontrollin e tyre mbi një ekonomi dhe zhvillojnë proceset e vendimmarrjes në avantazhin e tyre.
Shqetësues mbetet fakti se pavarësisht se integrimi evropian i Rajonit të Ballkanit Perëndimor ka vazhduar për më shumë se dy dekada, korrupsioni ende përshkon të gjitha sferat e shoqëritë e rajonit. Komisioni Evropian ka konstatuar dhe pranuar se te vendet kandidate për në BE mungon progresi në korrupsion dhe se shteti është i kapur në të gjitha nivelet të qeverisë dhe të administratës.