Katër persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në disa zona të Rockford, Illinois pasditen e së mërkurës, raporton CNN.
Pesë prej të plagosurve u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar i ngjarjes, një 22 vjeçar, është arrestuar nga policia.
Pesë persona u plagosën në qytetin Rockford dhe dy persona u plagosën në ëinnebago, tha zëdhënësja e policisë së Rockford, Michelle Marcomb për CNN.
Sipas policisë, jo të gjithë personat u plagosën me thikë. Duke folur në konferencën për shtyp, kryebashkiaku i Rockfordit, Tom McNamara tha se ai ishte “plotësisht i tronditur nga ky akt dhune dhe ndikimi që po ka tani në jetën e shumë familjeve”.