SHBA ashpërson komunikimin me Albin Kurtin

0

Dy ditë pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kritikoi Miroslav Lajçak pasi  takua me disa përfaqësues të organizatave joqeveritare serbe, ambasadorët e QUINT-it i janë kundërpërgjigjur qeverisë së Kosovës duke ftuar në takim të njëjtat OJQ. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhde i ka quajtur “partnerë të besueshëm”.

Ambasadorët e QUINT-it [SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia] dhe BE-së vlerësojnë mundësinë për t’u takuar sot me zëvendësin e Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës – të cilët janë partnerë të besueshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe marrëdhënieve ndëretnike për Kosovën”, ka shkruar Rohde, në rrjetin social X, që më herët njihej si Twitter.

Sipas Bislimit, delegacioni që ka takuar Lajcak përbëhet kryesisht nga organizata joqeveritare serbe nga Kosova që sipas tij në mënyrë aktive dhe hapur avokojnë kundër integrimit të serbëve lokalë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu