Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se ka patur përpjekje të shumta për ta bindur për të tërhequr padinë që ai ka depozituar në Paris për çështjen e “non grata”.
Ai tha me bindje se nuk do ta tërheqë padinë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kërkojnë të falur.
“Janë bërë përpjekje të shumta që unë të tërheq padinë, por unë e kam bërë të qarttë që nuk do ta tërheq padinë. Unë e kam bërë për të mbrojtur dinjitetin tim. Unë do të vazhdoj ta padis deri ditën e fundit, ose të më kërkojë të falur.
Ka patur përpjekje për të më bindur që ta tërheq padinë, por jo more nuk e tërheq. Nuk kam kërkuar që të heqin non grata. Ambasadori britanik ka mashtruar në mënyrë të paskrupullt. Shkon dhe thotë më jepni fakte se na ka hedh Berisha në gjyq.”, u shpreh Berisha në Euronews Albania.