Shkruan Azgan Haklaj
Shen Ndou i Padovës (kështu njihet nga letërsia kishtare), lindi në Lisbonë të Portugalisë më dt 15 -të gusht të vitit 1195, në një familje fisnikësh.
Ditëlindja e tij përkon me festën e ngjitjes së Zojës në qiell.
Maria Teresa Tavera, një pasardhëse e familjes mbretërore të Asturias i vuni emrin Fernand, të cilin e pagëzoj dhuratë nga Zoja.
Tre parimet, mbi të cilat u mbështet formimi shpirtëror i Fernandit ishin:
Pervujtëria, dlirësia dhe mëshira, të cilat janë mësimet kryesore të Jezusit për ndjekësit e tij.
Ai fillimisht u formua në shkollën e Shën Agostinit duke studiuar veprat e Atit të madh të krishterimit, pa harruar biblën dhe veprat bashkëkohore enciklopedike.
Sipas biografëve Fernandi ishte njeri i famshëm, i ditur dhe i shenjtë.
Ai kishte njohuri të thella letrare e zotëronte merita të lumnueshme”.
Fernandi ka jetuar afër një dekadë në Koimbra, kryeqyteti i atëhershëm i Portugalisë.
Më vonë u njoh me përvojën e Shën Françeskut.
Sapo u njoh vendosi të hyjë në Urdhrin e Fretërve të Vegjël.
Menjëherë, pa medyshje e ndërroj jetën akademike të kanonikut agostinian me thjeshtësinë françeskane.
Shpejt e ndërroj edhe emrin nga Anton (Ndue).
U largua nga atdheu dhe shkoj në Marok për të përhapur atje mësimet e Ungjillit.
Nuk arriti të realizojë misionin që i kishte venë vetes sepse sapo zbriti aty u sëmur rëndë, e zunë ethet e malaries nga të cilat u shërua vetëm mbas disa muajsh.
Sapo u shërua nuk vonoj dhe u nis për t’u kthyer në Spanjë, por një stuhi e fuqishme e detyroi të zbarkonte në Siçili.
Këtu filloi veprimtaria baritore e tij që u implementue në shumë qytete të Italisë si Montepaolo, Noto, Lentini, Forlí, Rimini, Bologna e Padova.
Padova është qyteti i cili mbeti i lidhur përjetësisht me emrin e tij.
Pas shumë predikimesh e mrekullish’, Papa Gregori IX-të e ka pagëzuar Shen Ndoun “Arka e gjallë e Biblës”.
Providenca hyjnore deshi që Shen Ndou të shpaloste mrekullitë e tij në Shqipëri.
Shenjti Shen Ndue u bë shumë i dashur për breza të tërë shqiptarësh, të cilëve u dha guxim dhe kurajo për të përballuar vështirësitë e sfidat e jetës deri për të sfiduar diktaturën.
Ai vdiq në moshën 36 -vjeçare me dt 13-të qershor të vitit 1231.
Një vit pasi vdiq u kanonizua.
Për numrin e madh të mrekullive papa Piu i XII-të e ka renditur mes doktorëve të kishës katolike dhe i ka dhënë titullin Doktor Evangjelik.
Bazilika e Padovës i kushtohet Shen Andonit.
Kisha e Shen Ndout në Laç është simbol i besimit, shpresës, telerancës e harmonisë ku mijra besimtarë gjejnë balsamin e shpirtërave të tyre.
Çdo vit me dt 13-qershor tek Kisha e Laçit shkojnë dhe luten besimtarë të shumtë.