Kreu Bitcoin News Shkodranja Edit Shkreli që arriti në SHBA në vitin 1997, kandidon për...

Shkodranja Edit Shkreli që arriti në SHBA në vitin 1997, kandidon për gjykatëse në New York

0

Edit Shkreli është shqiptaro-amerikania që kandidon për gjykatëse në Gjykatën civile të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Edit Shkreli ka lindur në Shkodër dhe kur ishte në moshën 13 vjeçare, familja e saj emigroi në Amerikë gjatë trazirave të vitit 1997.

Ajo u shkollua në Amerikë. Në vitin 2011 znj.Shkreli përfundoi studimet e avokaturës tek “New York Law School” duke u diplomuar si “Juris doctor cum laude”. Mbas pak muajsh të diplomimit Edit Shkreli iu nënshtrua një prej provimeve më të vështira të liçensimit të shtetit të New York-ut (bar exam), të cili e kaloi me sukses që në herën e parë.

Ajo punon prej rreth 9 vitesh pranë gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains në çështje comerciale, divorci etj. Zotëron njohuri të larta juridike ku eksperiencat e saj në punë e bëjnë edhe më të kualifikuar.

Edit punon edhe si pedagoge në “New York Law School” që prej vitit 2019.

Shkreli është anëtare pranë Bronx Community Board si dhe anëtare e organizatave jo fitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association.

Edit është femra dhe kandidatja e parë shqiptare që kandidon për pozicionin e Gjykatëses për Çështjet civile në New York, Amerikë. Votimet kanë filluar sot dhe do vijojnë deri më 7 Nëntor ku të gjithë shqiptarët me të drejtë vote në East Bronx mund të votojnë shqiptaren e parë që mund t’i përfaqësojë në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në SHBA!.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu