Shoku KM, mbyll mbyll, se rrotull po të vjen mbyllja si në 84-ën.

0
Shkruan Basir Çollaku
Shërbeu një akt tragjik ku një fëmijë humbi jetën në një shkollë të Tiranës dhe KM u turr të vriste shkakun sipas tij. Gjeti armikun. Tik-tok. U tha u bë. Do mbyllet. Dhe punët ktehen vaj
Mbyllja duhet thelluar
Pas Tik-tok edhe fb, X, instagram, Linkedln
Mbyll detin se mbyten anijet me emigrantë
Mbyll lumenjt se përmbyten qindra mijë hektarë zonë banimi dhe bujqësore
Ndalo shiun e reshjet sepse shurroset Tirana e shumë qytete të tjera në pak minuta
Mbyll shkollat se po prodhojnë analfabetë
Mbyll universitetet se po prodhojnë mediokër
Mbyll spitalet se po vrasin të sëmurët
Mbyll rrugët se po bëhen aksidente
Mbyll linjat e avionëve se humbasin valixhe pasagjerësh
Mbyll lokalet se bëhen tapë mileti
Mbyll ambasadat se kanë nisur të mos të ta varin dhe do të të kthehen kundër
Mbyll Lanën se e ka mbuluar ajo që nuk thuhet
Mbyll në burg opozitën se do të të mundë në zgjedhje
Mbyll plazhet se mbyten turistët
Mbyll pyjet se marrin flakë në verë
Mbyll SPAK se do të të marrë të pandehur
Mbyll Kuvendin se u bë stallë bagëtie
Mbyll kufirin se u boshatis nga njerëzit
Mbyll kosheren se të ka lënë bleta..
Lër hapur…
Kokainën
Kazinotë
Call centera mashtruese
Lejet strategjike
Restorantin e Nusretit
Burgjet
Baxhellat e të gjitha sojeve
Se nuk ke edhe shumë kohë shoku, po fluturojnë ditët e kushedi ku e ke biletën..
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu