Një shpërthim me bombë është shënuar ditën e sotme në Kabul në ambasadën ruse. Mediat ruse shkruajnë se si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën dy diplomatë rus.
“Më 5 shtator, në orën 10:50 të mëngjesit me orën Kabul, në afërsi të hyrjes së departamentit konsullor të Ambasadës Ruse në Kabul, një militant i panjohur vendosi një mjet shpërthyes dhe kanë humbur jetën dy diplomatë rus” thueht në njoftim.
Më herët, një burim i RIA Novosti tha se incidenti ndodhi kur diplomatët dolën në rrugë, teksa dhjetëra njerëz qëndronin në radhë për të shpallur kandidatur për vizë.
Nga sulmi humbën jetën 12 persona, ndërsa 8 të tjerë ndodhen të shtruar në spital.