Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ishte i ftuar në “Të Pashoq”, ku ndër të tjera foli edhe për pozicionin e tij në raport me Edi Ramën dhe Sali Berishën!
INTERVISTA
Me kë do të bashkohet PDIU në 11 Maj? -Koalicion me Berishën apo Ramën?
”Dukej sikur e gjitha kjo do ishte çështje e jona. Sepse duan peshën elektorale të PDIU por pa çështjen çame. Mbajnë me e mor Dulen me koalicion. Dulja 800 vota në Tiranë, kryetar i PDIU kishte 8 mijë prsh. Pra kam parë një tendencë që marrja në koalicion i PDIU ishte një problem i madh i dy forcave të mëdha politike, sepse ndjenin që do mërzitej Greqia. Sot e kësaj dite, kur të pyesni PDIU jam shumë kurioz t’ia drejtoni këtë pyetje partive politike: E doni në koalicion PDIU?”
-Kaq keq kanë shkuar negociatat me dy forcat politike në periudha të ndryshe kohore?
”Fakti që ne kemi qenë në koalicione, ne e kemi zgjidhur për shkak të forcës dhe nevojës. Çështja çame djeg jo vetëm për politikën greke pro edhe shqiptare. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë nuk është çështje dëshire dhe vullneti të tyre. Iu kam kërkuar rezolutën. Kemi arritur në shumë momente ta bëjmë bashkë politikën shqiptare sepse nuk duhej të kujtohej PDIU që parlamenti, PD apo PS që kanë më tepër peshë ta bënin këtë për ligjin e luftës. Pra, PDIU shtyn dhe fton, pasi mosnjohja ka qenë kaq e madhe”.
-Besoni që çështja çame do zgjidhet?
”Absolutisht po. Do ta bënin ligjin e luftës, nga pikëpamje formale dhe juridike dhe pasojave shteti grek është në luftë me shtetin shqiptar”.
-A besoni se Greqia do të lëshojë dhe do vijë më në fund kjo ditë?
”Padyshim që po. Kur të kemi një shtet dinjitoz, do të ketë bashkëpunim”.
-Ku do pozicionoheni krah Ramës apo Berishës?
”Nuk janë vetëm këto alternativa. Ka dhe shumë të tjera. Nuk po e negociojmë vetëm me një”.
-Po negocioni me të gjithë dhe pastaj marrëveshja më e leverdishme?
”Si të gjitha forcat e tjera, të detyruar nga Kodi Zgjedhor. Këto janë zgjedhje të pazakonta”.
-Po negocioni me të gjithë? Me kë na thoni dot?
”Me Dulen nuk po bisedojmë”.
-Të rinjtë them Lapaj, Shabani, etj.
”Unë nuk jap dot emra, por lakmuesi i parë është se si të bashkojmë forcat për çështjen çame. Ne kemi një kod që u jep supermaci partive të mëdha. Kemi një ndryshim të njëanshëm në 2021, ku u ndryshua dhe Kushtetuta. Aty u hoqën koalicionet, ndërsa sistemi i 2008 ishte për koalicionet. U nda Shqipëria në 12 qarqe. PS i prishi koalicionet në 2021, por ne forcat opozitare përballë një mazhorance super të madhe, arritëm të futeshim në një listë dhe diferenca ishte 30 mijë vota.”